fbpx

Dr. Simeonov ktheu buzëqeshjen në fytyrën e Mateas

25.07.2019

Prindërit do të bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre. Janë të përgatitur për të zhvendosur edhe male për të gjetur një zgjidhje për të gjitha probleme lidhur me ata dhe shëndetin e tyre. Ashtu ishte edhe me prindërit e 8 vjeçarës Matea Bllazhevski. Ajo është e lindur me një anomali të traktit urinar prej lindjes, ndërsa nga lindja e saj prindërit u tentuan ta zgjidhin problemin e bijës së tyre. Zgjidhjen e kërkuan në çdo vend edhe në vendin tonë edhe jashtë vendit. I vetmi mjeku që ka pasur një zgjidhje  dhe që ka kryer një ndërhyrje të suksesshme operative ishte kirurgu për fëmijë Dr. Risto Simeonov nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”. Prindërit e gëzuar, edhe vogëlushja Matea nuk e kanë fshehur buzëqeshjen e tyre falënderuese. Ata në qershor kanë zgjidhur problemin shumëvjeçar të bijës së tyre.

Vetëm Dr. Simeonov kishte një zgjidhje për bijën tonë Matea

Nëse ekziston miti se fëmijët kanë frikë nga vizita te mjeku, Matea me gëzim shkon te mjeku i saj. Buzëqeshja e sinqertë fëmijërore ndonjëherë është e mjaftë për ta përshkruar lidhjen të cilën u zhvillua gjatë kohës mes mjekut dhe pacientit të vogël. Jam tepër falënderuese për gjithçka që Dr.Simeonov ka bërë për të, Matea përqafoi mjekun e saj, heroi.

“Falënderim më i madh për tërë ekipin e spitalit “Acibadem Sistina” dhe për kirurgun më të mirë për fëmijë Dr. Risto Simeonov. Vetëm mjeku juaj Dr. Simeonov dhe spitali juaj na ofruan një zgjidhje  për problemin e Mateas. Fale juve dhe duarve të aftë na keni kthyer buzëqeshjen në fytyrat tona. Mirësjellja, aftësia dhe kujdesi për pacientët janë karakteristikat tuaja kryesore dhe më këtë edhe qëndrimi në spital është i këndshëm dhe i relaksuar si të jeni në shtëpi. Mjeku ynë Dr. Simeonov është i vetmi mjek që punon problematikën tonë dmth. bën mukozë bukale gjatë stenozës së uretre. Mjeku  Simeonov, Ju falënderoj që ekzistoni, Ju dhe spitali juaj”, treguan prindërit e Mateas.

Falënderimi më i madh është buzëqeshja në fytyrat e prindërve pas ndërhyrjes së suksesshme

Dr. Simeonov thotë se falënderimi më i madh për një mjek është buzëqeshja dhe paqja te prindërit  pas ndërhyrjes së kryer në mënyrë të suksesshme. Ndërhyrja ka qenë e rëndë dhe komplekse, veçanërisht se është kryer për herë të pare në spitalin “Acibadem Sistina”.

Matea është e lindur me një anomali të fshikëzës urinare. Më pare për shkak të kësaj anomalie të lindjes janë kryer disa operacione për rikonstruimin e pelvikut dhe fshikëzës urinare, ndërsa tani plastika e kanalit urinar. Për shkak të stenozës së kanalit urinar, kishte nevojë që të bëhet rikonstruimi me mukozë bukale. Kjo do të thotë të merret një cope të mukozës së anës së brendshme të gojës që përdorët për rikonstiruimin e kanalit urinar, dmth. Implantohet në murin e sipërme të kanalit urinar dhe ndalohet lidhjen e mëtejshme”, thotë Dr. Simeonov.