fbpx

Falënderim për Dr. Karagjozov që mjekoi shputën me gangrenë të gjyshit Milivoj

31.07.2019

Edhe një përralle të jetës mori përfundimin e lumtur në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Familja e pacientit që në spitalin tonë ka arritur me infeksion serioz të këmbës shpreh falënderimin dhe gëzimin që tani Miliovoj Pavleski lëvizet në mënyrë normale dhe nuk ka asnjë komplikim. Ekipin e mjekëve që e ka udhëhequr Dr. Mitko Karagjozov ka arritur pacientit t’ia trajtojnë plagën e hapur të këmbës që tanimë është e shëruar tërësisht.

Bëhet fjalë për një pacient diabetik, që para një viti ka ardhur në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” me plagë të hapur.

“Më parë ka qenë i trajtuar në spitale të tjera, por sëmundja ka pasur progres. Së pari kemi bërë angiografi, bajpas dhe pastaj filluam me trajtimin e plagës me sistemet- vak, me pompat – vak. Pacienti ka pasur problem me shputën diabetike dhe në spitalin ka ardhur me stadium fillestar të gangrenës. Kemi bërë debridement, bëhet fjalë për një sipërfaqe të madhe të pjesës së poshtme të shputës, që ishte shumë e infektuar. Megjithatë, nuk kemi kryer amputim, d.m.th. shpëtuam pacientin”, tha Dr. Karagjozov.

Familja e Pavleskit është falënderuese dhe tregojnë se nuk kanë besuar për sukses. Këmba e Pavleskit është e shëruar ndërsa plaga e mbyllur.

“Falënderim i madh për Dr. Karagjozov dhe infermieren Sashka, fjala Faleminderit është një fjalë të vogël për të treguar sa të kënaqur jemi ne prej tyre. Ata angazhohen për pacientet sikur të jenë pjesë e familjes së tyre. Infermierja Sashka Lenc në çdo kohë ka qenë të disponueshme për pacientin pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ditë kur është në punë ose jo. Këta njerëz meritojnë respekt dhe janë krenari për Departamentin e tërë të Kirurgjisë torakale, që funksionon në mënyre të përsosur”, tha bija e Milivojit, Marina Pavleska.