fbpx

Dr. Salis Taxher ishte zgjedhja ime e parë për kryerjen e operacionit by-pass

06.10.2017

Para 13 vitesh kam pasur infarkt në zemër. Më dërguan në spital me amblancë. Mjeku dezhurn më tha se kishte dy lajme, një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Fillimisht kërkova që të më jepte lajmin e keq, dhe më tha se kisha infarkt në zemër. Menjëherë e pyeta për lajmin e mirë. Lajmi i mirë është se do të ndërhyjmë dhe se do të jepet ndihma e duhur. Lajmi i mirë atë mbrëmje ishte se mjeku dezhurn ishte Dr. Oliver Bushljetiq. Në orën 2 të mesnatës hyra në sallën e operacionit. Më vendosën dy stenta. Kur doktori u zhvendos në spitalin klinik “Acibadem Sistina” u zhvendosa edhe unë së bashku me të.

Me shumë dëshirë shkoj tek mjeku

Të gjithë kanë frikë kur përmendet spitali. Në “Acibadem Sistina” në çdo kontroll dhe intervenim shkoj me shumë kënaqësi. Të gjithë janë pozitivë dhe të qeshur. Vitin e kaluar, para se të filloja me regjistrimin e filmit “Ah ljubov moja / Ah dashuria ime”, shkova për tu vizituar, Dr. Bushljetiq më tha se duhej të bëja kujdes dhe ta ruaja veten, të mos sforcohem në punë, ndërkohë që unë isha regjizor i filmit dhe na duhej të punonim madje deri në 10 orë në ditë. Dy ditë para përfundimit të xhirimit, u ndjeva keq. Gjirimet po bëheshin në Mavrovë dhe nga atje më transferuan në “Acibadem Sistina”, Dr. Bushljetiq më dha mundësinë për ta përfunduar filmin. Pasi përfundova me xhirimet, ramë dakord që përsëri ti rikthehesha kontrollit. Atëherë më tha se duhej të operohesha dhe më prezantoi me Prof. Dr. Salis Taxher.

Isha i qetë dhe i bindur se ndodhesha në duar të sigurta

Kam qenë mik i babait të tij, Prof. Dr. Isak Taxher i cili ishte një nga figurat më të njohura dhe me kulturë në Maqedoni. Nuk ekzistonte koncert apo ngjarje koltorore në të cilën ai të mos ishte i pranishëm. E njihja edhe Prof. Dr. Salis Taxher, i cili është një pianist i shkëlqyer dhe një dashamirës i xhazit. Kisha dëgjuar se ishte më i mirë për operacionet e zemrës. Për këtë më vonë u binda dhe vetë. Më shpjegoi se duhej të bëja tre bajpasa, dhe vendosëm për datën e intervenimit. Ajo çfarë më çudiste ishte fakti që para operacionit nuk ndjeja asnjë lloj frikë. Ishai qetë dhe i sigurt se ndodhesha në duar të sigurta.

Ata janë njerëz të jashtëzakonshëm

Operacioni shkoi shumë mirë. Pas operacionit profesori më vizitoi dhe më tha se më ishin bërë katër bajpasa. Në departamentin e kardiologjisë i cili është në kushte të përkryera, qëndrova 10 ditë. Tani kontrollet i kryej rregullisht dhe ndihem për mrekulli. Para disa ditësh arrita të ngjitem dhe në Vodno (mali Vodno). Prof. Dr. Salis Taxher bëri një punë tepër të madhe.

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” më ka bërë tepër përshtypje fakti që secili nga punonjësit dhe doktorët janë profesionalë në punën e tyre. Energjia pozitive që përcjellin gjatë bisedës para dhe pas intervenimit, është vërtet diçka të cilën nuk mund ta gjesh kudo. Kanë një karizëm të veçantë dhe një domethënie të veçantë, ata nuk janë njerëz të thjeshtë.

Ju faleminderit për gjithçka,

Nikolla Angellovski