fbpx

Mësoj nga profesionistët më të lartë

05.10.2017

Kur flasim për përkushtimin në profesion, është e pashmangshme që të mos flasim për personat të cilët janë rritur sëbashku me markën “Acibadem Sistina”. Ivana Kërstevska është infermiere në departamentin e kardiologjisë, që në hapjen e departamentit, dhe siç shprehet ajo, është krenare që çdo ditë ka pasur mundësi për të mësuar në kushte profesionale, gjë që është një motiv më tepër për ta dashur punën. Kënaqësia më e madhe e saj është momenti kur pacienti ndjen se pranë vetes ka dikë që kujdeset për shëndetin e tij psiko-fizik. Kur e gjithë kjo shoqërohet me lavdërime dhe me një punë të mirë nga ana e kolegëve, të lind një dëshirë më e madhe për të vazhduar të japësh maksimumin nga vetja.