fbpx

Dr. Malinovska Nikollovska dhe Dr. Llozanovska, përfaqësues nga “Acibadem SIstina“ në një edukacion me temë “Nëna dhe fëmijë””

03.10.2023

Në organizatë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Shoqatës së mjekëve në anestezion, reanimacion dhe trajtim intensiv, Fakultetit të mjekësisë dhe SEEA, gjatë vikendit në Dojran kanë mbajtur edukacion pas universitar për anestezion me temë: “Nëna dhe fëmijë”. Përfaqësues nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” në këtë edukacion ishin: Doc. Dr. Liljana Malinovska Nikollovska dhe Dr. Biljana Llozanovska, specialiste në anesteziologji dhe trajtim intensiv.

Doc. Dr. Malinovska Nikollovska mbajti ligjëratë në temë “Anestezion për kirurgji jo-kardiale tek fëmijët me defekte kongjenitale në zemër”, ndërsa Dr. Llozanovska ligjëroi në temë: “Lëndime kraniocerebrale tek fëmijët”.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” në mënyrë aktive vazhdon të marrë pjesë në veprimtarinë arsimore në vendin tonë dhe jashtë vendit.