fbpx

Dr. Ivanovski mori pjesë në punëtorinë “Shëndeti mental i sportistëve”

24.04.2019

Sipas hulumtimeve në vitin 2015, simptomat e depresionit u shfaqën tek 38 për qind të lojtarëve aktiv profesional. Pikërisht kjo ishte arsyeja për mbajtjen e punëtorisë në temë për shëndetin mental të futbollistëve profesional në organizim të Sindikatës së pavarur të futbollistëve të Maqedonisë. Mes mysafirëve të pranishëm, si përfaqësues i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, në këtë temë ka folur Dr. Mihajlo Ivanovski, kirurg traumatolog.

Qëllimi i ngjarjes ishte të ngritët ndërgjegjja për shëndetin mental dhe të mbështeten lojtarët që shpeshherë janë viktima të ankthit dhe depresionit. Të gjithë morën përfundimin e përbashkët se shëndeti mental te futbollistet dhe te të gjithë sportistë është segmenti më i rëndësishëm.

Dr. Ivanovski në mënyrë të rregullt merr pjesë në terrenet sportive dhe është pjesë e ekipit që kujdeset për shëndetin e sportistëve tonë më të mëdhenj.