fbpx

Sistem i ri për analizë makroskopike të mostrës me fotografim dhe video incizim vetëm në “Acibadem Sistina”

23.04.2019

Sistem i ri për identifikim makroskopik të materialeve u lëshua në përdorim në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Ky sistem është i vetmi të këtij lloji në vendin dhe kjo paraqet një përparësi për spitalin tonë.

Bëhet fjalë për sistemin për analizë makroskopike të mostrave operative MACRO PATH. Ajo që është karakteristike për sistemin është që me të mund të fotografohet mostra për analizë histologjike, pra sistemi është i ashtuquajtur „image analyzing system“.

“Pra, për ta fotografuar mostrën, bëhen të gjitha matjet e nevojshme dhe më e rëndësishmja, me sistemin mund të bëhet incizim, që hyn në gjetjen përfundimtare histopatologjike. Matjet e ndryshimeve, sipërfaqja e lezionit të zënë, largësia nga indi i shëndosh dhe parametrat e tjera të rëndësishme tani mund të përfaqësohen në një fotografi që mbetet në dokumentacionin e pacientit dhe sipas nevojës mund të jepet në bashkëngjitje me gjetjen”, tha Dr. Xhengis Jashar, patolog.

Përndryshe, ky sistem mund të bëjë edhe video e indeve ose organeve të operuara. Në këtë mënyrë shihen të gjitha gjendje, ndërsa videot mund të përdoren për nevojat arsimore, domethënë për edukimin e studenteve dhe personave të ardhshme mjekësore.  Në videot shihet edhe si përpunohet mostra operative dhe si mostra përgatitet për analizë mikroskopike.

“Kjo në masë të madhe lehtëson mënyrën e përpunimit të mostrës operative dhe s’ka nevojë nga shënimi  dhe vizatimi i skemave të padobishme”, thotë Dr. Jashar.

Ai potencon se ky sistem i lidh të gjithë mjekë patologë në një departament dhe u mundëson komunikim gjatë periudhës së përpunimit të mostrës.

Për tani MACRO PATH është i vetmi sistem në spitalin tonë dhe në vend.

Në prezantimin e sistemit në Spitalin Klinik „Acibadem Sistina“ gjatë këtij muaji, mjekët patologë patën mundësi për të njohur me avantazhet e këtij sistemi që u instalua dhe u lëshua në përdorim më 16 prill.