fbpx
DEPARTAMENTET

Qendra PET/KT

 

Në “Acibadem Sistina” është hapur qëndra e parë PET në vend, e udhëhequr nga Dr. Liljana Muratovska, e cila është e vetmja specialist në mjekësinë nukleare në Republikën e Maqedonisë, që kryen praktikën klinike të aparatit PET/KT. Rezultatet e skanit PET/KT japin drejtimin e saktë të lokalizimit të tumorit, sa është përhapur, si duhet kryer trajtimi i duhur, monitorimi  dhe të vlerësohen efektet e trajtimit. Rezervimi është i shpejtë,  dhe raportin e specialistit mund ta merrni maksimum për 48 orë.

 

PET/KT – STANDARDI I ARTË NË TRAJTIMIN E SËMUNDJEVE MALINJE

PET/KT është teknika më efikase për incizim, që përdoret për vendosjen e diagnozës, për caktimin e stadiumit të sëmundjes, vlerësohen efektet nga terapia e kancerit, ndërsa e njëjta ndihmon edhe gjatë planifikimit të radioterapisë dhe hemoterapisë te shumica e karcinomëve. PET/KT është teknikë e incizimit që përbëhet nga kombinimi i:

PET – Positron Emission Tomography (tomografi pozitrone emetuese) që mundëson shfaqjen e ndryshimeve në indet dhe organet në trupin e njeriut në nivel metabolik.

DHE КТ – Computerized Tomography (tomografi kompjuterike) që siguron informata të hollësishme anatomike.

PET/KT më së shumti përdoret në onkologji. Përveç në onkologji aplikohet edhe në kardiologji për diagnozën e sëmundjes iskemike të zemrës, në neurologji për epilepsitë dhe demenca, bile edhe te sëmundjet inflamative.

PËR CFARË PËRDORET  PET/KT?

Diagnoza e hershme e kancerit

  • me ndihmën e PET/KT mundësohet diagnoza e hershme dhe e saktë e kancerit. Gjithashtu caktohet edhe lokacioni i saktë i qelizave kanceroze me madhësi edhe deri në 5 mm.

Në raste të caktuara diagnozë e shpejtë pa biopsi paraprake ose heqja kirurgjike e një pjese të tumorit

  • Me PET/KT ndonjëherë nuk nevojiten intervenime kirurgjike për caktimin e indit kanceroz. Te pacienti me një incizim detektohet madhësia dhe vendndodhja e qelizave kanceroze.

 

 

Diagnozë me vetëm një incizim

  • PET/KT përdoret te pothuaj të gjithë karcinomët vetëm me një incizim. Njëkohësisht i gjithë trupi është i dukshëm duke iu falënderuar incizimeve të fituara nga PET/KT.

Caktohet stadiumi i sëmundjes 

  • Vetëm me një incizim mund të caktohet sa është përhapur kanceri, gjegjësisht në cilin stadium gjendet sëmundja.

Planifikimi i suksesshëm i radioterapisë dhe hemoterapisë

  • Në botën e standardit të artë është mjekimi të planifikohet me ndihmën e PET/KT, me qëllim që të fitohen efektet maksimale nga terapia.

Përcjellja e efekteve nga terapia për kancer

  • Që të rritet suksesi i trajtimit të kancerit, nevojitet që para dhe gjatë mjekimit të bëhet PET/KT skeni. Qëllimi i incizimit është të shihet si reagojnë qelizat kanceroze ndaj terapisë, nëse shkatërrohen ose vazhdojnë të shumohen.

Caktimi i metastazave

  • Me PET/KT mund të caktohet nëse sëmundja është përhapur edhe në organet tjera, gjegjësisht nëse ekzistojnë metastaza. Teknikat e deritanishme të incizimit nuk i diagnostifikonin metastazat me dimensione të vogla në fazën e hershme. Me ndihmën e PET/KT në kohë mund të diagnostifikohen dhe sa më shpejtë të fillohet me trajtimin.

Një pasqyrë me PET/KT mund të zëvendësojë më shumë ekzaminime mjekësore

SI ZHVILLOHET INCIZIMI I PET/KT?

  • Para realizimit të PET/KT skenit, nevojitet që pacienti të mos hajë ushqim së paku 6 orë para incizimit. Në këtë periudhë mund të pijë ujë, dhe është e dobishme të pijë 1-2 gota.
  •  Injektohet në mënyrë intravenoze traperi radioaktiv – emetuesi pozitron (radiofarmaceutik), në ambient të rehatshëm të mbrojtur nga ndikimet e jashtme.
  •  Doza e këtij materiali radioaktiv (FDG) është shumë i vogël dhe nuk ka efekte të padëshiruara.
  •  Pas injektimit të radiofarmaceutikut, që të shfaqet shpërndarja e tij në qelizat kanceroze, pacienti pret 45 minuta deri në 1 orë. Pastaj vijon incizimi.
  •  Procedura e incizimit realizohet për 15-30 minuta varësisht nga tipi i PET/KT skenit, tipi i radiofarmaceutikut, si dhe nga lartësia e pacientit dhe organit që incizohet. Pas incizimit fitohet tomografia e gjithë trupit, regjistrohet radiofarmaceutiku dhe ndryshimet në nivel të qelizave. Incizimet përpunohen me ndihmën e softuerit të veçantë kompjuterik.

 

 

Incizimi me PET/KT a ka pasoja negative?

PET/KT skeni është i sigurt për pacientët.

Mund të realizohet edhe te fëmijët edhe te pacientët e rriturit, te pacientët me impiante dhe proteza artificiale, si dhe te pacientët me diabet. Edhe pse përdoret traperi radioaktiv – emetuesi pozitron (radiofarmaceutik), rrezatimi është minimal. Dozat të cilat përdoren janë aq të vogla dhe nuk ndikojnë në proceset normale në organizëm.

Për sa kohë merren incizimet?

Pas incizimit, fotografitë komentohen, e pastaj shkruhet edhe raporti nga mjeku juaj. Ky proces në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” zgjat maksimum  48 orë nga kryerja e incizimit.