fbpx
DEPARTAMENTET

Endokrinologjia

 

Departamenti i endokrinologjisë ofron një gamë të plotë shërbimesh për të gjitha çrregullimet endokrine. Disponon teknologjinë më bashkëkohore në rajon për diagnozën dhe trajtimin e çrregullimeve endokrine. Programi i diabetit ofron kujdes të plotë për pacientët me diabet, duke përfshirë edhe këshillimin për një dietë të veçantë, pompa insuline dhe një gamë të gjerë aktivitetesh edukative.

QASJE MULTIDISIPLINARE

Ekipi multidisiplinar i përbërë nga specialistë endokrinologë,nga enfermiere të cilat kanë për detyrë t’i edukojnë pacientët me diabet, nutricionist si dhe specialistë të tjerë të cilët punojnë në këtë fushë, mundësojnë kujdes të pandërprerë mjekësor për pacientët të cilët vuajnë nga diabeti, apo që duan të edukohen më tej.

Departamenti endokrinologjik është në bashkëpunim të vazhdueshëm me departamente të tjera të Spitalit klinik “Acibadem Sistina” në mënyrë që të sigurojë diagnozë të shpejtë dhe të saktë dhe trajtim të pacientëve me sëmundje endokrine.

Doktorët tanë janë specialistë përsa i përket sëmundjeve të cilat lidhen me kockat, çrregullimet tiroide, problemet me hipofizën, çrregullimet mbiveshkore, si dhe për çrregullimet hormonale tek meshkujt dhe femrat.

 

 

TRAJTIMI

Departamenti endokrinologjik në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” ofron shërbimet e mëposhtme:

  • Endokrinologji të përgjithshme dhe neuroendokrinologji
  • Sëmundje tiroide dhe nodule(kokrra/gjendra) tiroide dhe kancer
  •  Çrregullime dhe shkatërrime të lipideve
  •  Osteoporozë, sëmundje metabolike e kockave dhe çrregullime lidhur me kalciumin
  •  Testime endokrine dinamike
  •  Probleme me hipofizën: kirurgji, kujdes ambulator dhe spitalor, duke përfshirë akromegalinë, sindromën Cushing, prolaktinomën, adenom jo funksional i hipofizës, kraniofaringioma. Më pas, zëvendësim i terapisë së hormoneve të hipofizës, duke përfshirë reduktimin e hormoneve tek të rriturit pas lëndimit traumatik të trurit.
  •  Probleme me gjendrën mbiveshkore, duke përfshirë sëmundjen e Adisonit, hiperplasia kongjenitale e veshkave dhe incidentalomës.
  •  Endokrinologjia riprodhuese përfshin mangësinë e hormoneve tek të rriturit, hipogonadizëm, induksionin e spermatogenezës dhe ovulucionit, sindromin policistik ovarian (vezoreve).
  •  Kujdesi për pacientët me kancer në një fazë të vonuar
  •  Kirurgjia: hiperparatiroidizëm, nodule tiroide, tumore të mbiveshkës dhe testiseve.
  •  Çrregullime endokrinologjike në shtatzëni si dhe diabet gestational.
  •  Edukim i planifikur mirë për pacientët
  •  Mbështetje psikologjike për pacientët me çrregullime endokrine
  •  Shtimi në peshë
  •  Infertiliteti martesor
  •  Disfunksioni erektil
  •  Osteoporoza
  •  Çrregullime në rritje dhe zhvillim
  •  Çrregullime tiroide
  •  Çrregullime të gjendrave mbiveshkore
  •  Çrregullime hipotalamike dhe të hipofizës
  •  Tumoret endokrine
  •  Endokrinologji pediatrike