fbpx

ÇMIMI PËR ARRITJET E LARTA NË MJEKËSI PA KONKURRENCË PËR “ACIBADEM SISTINA”

26.03.2019

Në manifestimin e djeshëm Story Awards 2019 për shpalljen e më të mirëve në disa kategori Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mori çmimin për arritjet  e larta në mjekësinë. Spitali Klinik ishte i prezantuar si institucion që krijon revolucion i vërtet në shëndetësinë. Çmimin për arritjet e larta në mjekësinë, organizatorët e kanë dhënë si vërtetim për lidershipin dhe ndërhyrjet pionere në sektorin shëndetësor në vendin dhe rajonin. Spitali klinik dhe vendi u vendosën në hartën botërore të institucioneve shëndetësore ku kryhen ndërhyrjet më delikate dhe më komplekse, veçanërisht në kardiokirurgjinë.

Në emër të spitalit,  çmimin e pranoi njeriu, i cili me ekipin e tij kreu ndërhyrjen – implantimi i zemrës së plotë artificiale, Shefi i departamentit të kardiokirurgjisë së Spitalit “Acibadem Sistina”, Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq.

“Në emër të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” falënderoj dhe në emër të ekipit që punon në këtë spital, pa ai ekip nuk ishte e mundshme që ta bëjmë këtë. Të jesh në nivelin më të lartë në shëndetësinë është përgjegjësi e madhe, por edhe tregues se njerëzit ju besojnë. Me kryerjen e intervenimeve komplekse, siç është implantimi i zemrës së plotë artificiale, spitali tregoi se është lider në Maqedoni, por edhe në rajonin, dhe se është një nga këto institucione të rralla në nivel global. Në Maqedoni rreth katër për qind të njerëzve janë të sëmurë nga insuficienca e zëmrës. Këta njerëz janë gjykuar në vdekje pa ndërhyrje adekuate.  Me implantimin e zemrës së plotë artificiale, ne u japim shpresë për jetë këtyre njerëzve të rinj. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” bëri hapin e parë dhe nuk do të ndalemi”, tha Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq.

Ndërhyrja e implantimit të zemrës së plotë artificiale ishte e kryer gjatë natës mes 11 dhe 12 korrik vitit të kaluar, ka zgjatur më shumë se pesë orë e gjysmë, ndërsa tërësisht ishte e kryer nga ekipi i “Acibadem Sistina”, me udhëheqje të Prof. Dr. Nikoliq. Pacienti në moshën 46 vjeçare nga Shtipi shkoi në shtëpi pas periudhës postoperative që ka zgjatur një muaj dhe tërësisht u kthye obligimeve të përditshme.

Me këtë operacion, Maqedoni ka hyrë në listën e 25 vendeve të botës ku kryhet kjo ndërhyrje kardiokirurgjike jashtëzakonisht komplekse, përveç vendeve të tilla si SHBA, Kanadaja, Franca, Gjermania, Turqia, Britania e Madhe, Italia…