fbpx

Mirënjohje për ekipin e spitalit “Acibadem Sisitina” për humanitetin e treguar në Ditën e Personave me Sindromën Down.

26.03.2019

Spitali klinik “Acibadem Sistina” mori mirënjohjen për kompani me përgjegjësi shoqërore pasi që në garën që tradicionalisht mbahet me rastin e Ditës Botërore të Personave me Sindromën Down ka marrë pjesë me numrin më të madh të pjesëmarrësve. Përndryshe, sivjet në këtë garë nga spitali “Acibadem Sistina” morën pjesë mbi 50 të punësuar, ndërsa spitali vendosi ta mbështesë pjesëmarrjen e tyre, me qëllim që edhe një herë të provohet si kompani e përgjegjshme dhe kompani që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimin shoqëror.

Në garën morën pjesë mbi 600 pjesëmarrës që në mënyrë simbolike vrapuan një kilometër, motoja si çdo vit ishte “Don’t let them down, Run for down”. Gara humanitare është e organizuar me rastin e 21 marsit, Dita Botërore e Personave me Sindromën Down.

Përveç 50 pjesëmarrësve të Spitalit Klinik që vrapuan, në ngjarjen kanë ardhur edhe të punësuar të tjerë dhe familjet e tyre, në këtë mënyrë dhe me mbështetjen të tregohet humaniteti dhe misioni i SK “Acibadem Sistina”- shëndeti për të gjithë.

Ngjarjen e organizuar nga Klubi i shpatave “Eskrim” dhe kryetari i tyre Biljana Kuzmanosvska, e hapi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Në skenën ishin të ftuar fëmijët me Sindromën Down, që me këngë i kanë përshëndetur të gjithë.