fbpx

Padituria si një portal apo çfarë Sokrati e dinte se nuk e dinte

02.04.2019

Një njeri mund të ekzistojë pa gjithçka , por kur do të na braktisë lumturinë e jetës, bile edhe për një kohë të shkurtër, kjo është ndenja pa shpresë që nuk mund të krahasohet me asgjë. Kjo humbje e lumturisë së jetës shkon dorë më dorë me njohurinë për kufizimin personale, atëherë kjo që quhet “nata e errët të shpirtit” mund të zgjasë. Nëse për shkak të sistemit të arsimit, ose sipas mënyrës në të cilën funksionon shoqëria, çdo individ patjetër duhet përsëri të goditë me kokë në mur dhe ta përjetojë ndjenjën pa rregulluese se në fundin, ashtu si në fillimin, njeriu mbetet pa zë dhe i pafuqishëm para zbulimit personal të kufizimeve të tij brutale- pa dallim sa edhe të punojë në vetën, për njohurin e tij dhe përparimin e tij shpirtëror.

Pa dallim nëse bëhet fjalë për aparatin tonë perceptiv ose kognitiv- njohja për limitin personal është  e vështirë- por gjithçka që duket si errësirë, në vetën përmban një burim dritë dhe anasjelltas. Prandaj thënia e Sokratit- e di një gjë, e di se nuk di asgjë.- nuk është vetëm një konstatim përfundimtar të shpirtit që është i përballuar me kufizimin personal, por është një portal!. Nëse, duke treguar sipas Biblës, vuajtja e tërësishme me dëbimin nga parajsa origjinën e ka nga pema e njohjes, atëherë është e natyrshme që frutat, sa më shumë dhe më shumë i hamë, nuk do të na kthejnë parajsën e njëjtë. Sa do të dukej e tepruar, për të parë çfarë është burimi i të gjitha përplasjeve mes njerëzve, nëse janë familjare, politikë, sociale, fetare, emotive dhe filozofike? Bindja e vetë se diçka nuk është e qartë në mënyrë të përkryer, na sjell deri te bindja se kemi të drejtën dhe atëherë me tërë fuqinë i atakojmë ata që nuk e kanë të drejtën, njëkohësisht njëjtë si ne, janë bindur se ata e kanë të drejtën .

Nëse i analizojmë të gjitha situata në mënyrë pak më të mirë do të shohim sa më shumë një njeri është më i bindur në qëndrimet e tij për të mirën, të keqen, të bukurën, për të drejtën, në mënyrë paradokasale, aq më shumë vlen rregulli i thjeshte, sa është njeriu më budalla, aq më shumë është i bindur se është i mençur. Në këtë kuptim, përfundimi i Sokratit për njohjen se nuk di asgjë, nuk është vetëm pika e fundit për filozofinë e perëndimit- ai është portali i vërtet për lirimin e njeriut sepse bindja se diçka e dimë dhe e kuptojmë, na bën jo vetëm agresive por edhe të përgatitur me çdo çmim të “vdesim” për këtë njohje. Sepse nëse i përjashtomë psikopatët, të gjitha përplasjet, grindjet, urrejtjet janë prodhim të bindjes se gjithçka për këtë botë e kemi të qartë dhe për të vërtetën e tij. Prandaj thënia e Sokratit domethënë është rrugëdalja e fshehtë nga labirinti shpirtëror të njerëzimit. Sepse një njeriu që mendon se diçka e di dhe diçka ka kuptuar jo vetëm se do të hyjë në përplasje me të tjerët por edhe me zemrën e tij! Ky është ai momenti i kurthit kozmik kur do të habitemi se ajo në çfarë kemi besim është atë që e dimë.

Në epokën e informacioneve kur përparimi i civilizimit matet sipas performancave të celularit dhe jo sipas shpirtëve tona , pikërisht në këtë thënie të Sokratit qëndron shpëtimi personal dhe kolektiv. Kjo nuk është vetëm rrugëdalje nga trashëgimtarja që është helm kryesor për shpirtin tonë, por edhe nga kafazi i dualizmit që na mban në burg të përjashtëm të përplasjeve dhe të urrejtjes.