fbpx

ÇMIME ME 50% ZBRITJE TË REZONANCËS MAGNETIKE (MRI) NË “ACIBADEM SISTINA”

03.05.2023

Për shkak të interesit të madh, spitali klinik “Acibadem Sistina” përsëri ofron çmime promovuese me zbritje prej 50% në incizimet e rezonancës magnetike.  Çmimi promovues për rezonancë magnetike do të vlejë çdo të ënjtje, të shtunë dhe të diell dhe për festat duke  filluar me datë 5 maj.  Diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë i të gjitha sëmundjeve, incizime me cilësi të lartë, rezolucion dhe komfor për pacientët – janë përparësitë kryesore të rezonancës magnetike MRI 1.5 Tesla.

Rezonanca magnetike është aparati më bashkëkohor diagnostikues i cili jep pasqyrën precize të indeve të buta, sistemit skeletor në gjendje të caktuara, ndërsa në mjekësinë bashkëkohore përdoret për diagnostikimin e ndryshimeve të shumta në trupin e njeriut. MRI 1.5 Tesla vetëm për disa minuta prodhon mijëra imazhe që vlerësojnë funksionin e organeve dhe indeve. Aparati përdoret për ekzaminimin e trurit (ekzaminime native dhe post-kontraste), arteriografi për të treguar enët e gjakut të trurit dhe qafës, ekzaminimet e kurrizit cevikal, torakal dhe lumbal (ekzaminime native dhe post-kontraste), abdomenit sistemit muskulo-skeletor dhe mediastinumit.

Këto ekzaminime nuk duhet të anulohen sepse diagnoza e hershme është me rëndësi të madhe në trajtimin e suksesshëm të të gjitha sëmundjeve.

MRI 1.5 Tesla është një aparat që nuk përdor rrezatim jonizues dhe është një metodë e cila përdor fushë magnetike në procesin e krijimit të imazhit, prandaj nuk ka efekte të dëmshme për pacientin dhe shëndetin e tij. Për informacione më të detajuara dhe caktimin e terminit ju lutemi telefononi në qendrën tonë të kontakteve 003892 30 99 500.