fbpx

PËR HERË TË PARË NË “ACIBADEM SISTINA” JANË KRYER 10 NDËRHYRJE LAZERIKE PËR ENUKLEIM TË PROSTATËS

05.05.2023

Procedura kirurgjikale -Holmium Lazer enukleim i prostatës është një trajtim minimal invaziv për prostatë të zmadhuar. Gjatë kësaj procedure përdoren lazere me energji të lartë për heqjen e indit të prostatës që bllokon rrjedhën e urinës nëpërmjet uretrës . Pastaj përdoret një instrument i veçantë dhe pajisje për ndarjen e indit të prostatës (Morselization) në fragmente që janë të lehta për t’i hequr. Me metodën HoLep hiqet prostata e plotë që mund ta bllokoj rrjedhën e urinës, ndërsa kjo metodë përdorët edhe për operimin e prostatave të zmadhuara në mënyrë ekstreme. Kjo metodë jep efektin e njëjtë si kirurgjia e hapur, por avantazhi është që nuk bëhet me prerje. Me anë të kësaj ndërhyrje sigurohet zgjidhja e përhershme e prostatës së zmadhuar – një gjendje e njohur si BPH (hiperplazi beninje e prostatës) dhe po ashtu siguron dhe ruan indin dhe jep mundësi për analizë histopatologjike. Ka shumë avantazhe, përveç kësaj që kryhet me lazer dhe nuk ka prerje, siguron shërim më të shpejtë dhe lirim nga simptomat në krahasim me çdo procedurë tjetër të njohur për heqjen e prostatës beninje.

I VETMI SPITALI NË VENDIN TONË DHE RAJON NË TË CILIN BËHET KJO NDËRHYRJE

10 procedurat e para të enukleimeve lazerike të prostatës janë kryer pas një periudhe të trajnimit të ekipit dhe kompletimit të pajisjes, duke përfshirë edukimet në qendra eminente për trajnim të mjekëve dhe infermierëve – instrumentarë. Kjo ndërhyrje  në vendin tonë dhe rajon kryhet vetëm në Spitalin klinik “Acibadem SIstina” në Departamentin e urologjisë. Këto ndërhyrje komplekse i kanë kryer specialistët profesionalë në urologji: Dr. Zoran Krstanoski, Prof. Dr. Sotir Stavridis, Dr. Aleksandar Mickovski dhe Dr. Vlladimir Llozanovski.

AS Kolazh Urolozi

CYBER HOSTANDARD I ARTË PËR NDËRHYRJET E PROSTATËS SË ZMADHUAR

Cyber Ho është lazer me energji të lartë i cili ofron mundësi për operimin e suksesshëm të prostatave me madhësi të ndryshme, prandaj këta lazerë mund të kryejnë vaporizim- opsion të dizajnuar për të eliminuar disa inde në një njësi kohore, me kontroll të njëkohshëm të gjakderdhjes. Gjithashtu, me këtë lazer hiqen edhe prostatat e zmadhuara me anë të metodës HoLep- standardi i ri i artë për trajtimin e prostatave të zmadhuara beninje.  Këto dy metoda përmirësojnë rezultatin në trajtimin e zmadhimit beninj të prostatës, shkurtojnë kohën operative, ulin shkallën e komplikimeve, shkurtojnë kohën e qëndrimit në spital dhe nevojën për transfuzion të gjakut. Këto procedura janë të dobishme dhe mund të përdoren edhe te personat e moshuar dhe nuk kanë nevojë që të ndërpresin marrjen e terapisë antikoagulante.