fbpx

Buzëqeshja e fëmijëve është dhurata ime më e madhe

15.03.2017

Qetësia, buzëqeshja e sinqertë dhe energjia pozitive, mjaftojnë për të fituar zemrën e fëmijëve. Këtë gjë e di më së miri Jasmina Rusmir, infermierja e cila për më shumë se 20 vjet kujdeset për pacientët e vegjël dhe të sinqertë. Fëmijët e departamentit pediatrik e adhurojnë, ndërsa prindërit e tyre janë shumëmirënjohës për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj.

“Fëmijët janë pjesë e jetës time të përditshme, fëmijët për të cilët mendoj gjatë gjithë ditës,fëmijët të cilët kanë nevojë për mua. Në këtë profesion duhet të jesh aleate e mirë edhe për prindërit. Duhet ta ndjesh dhe ta ndash sëbashku dhimbjen dhe problemin e tyre, të gëzohesh së bashku me to për cdo sukses tëarritur” – shprehet Jasmina.

Përse vendose të punosh në departamentin e pediatrisë në “Acibadem Sistina”

Në spitalin klinik ”Acibadem Sistina” kam dy vjet që punoj, ndërkohë që kam një eksperiencë 20 vjecare në klinikën pediatrike. Për spitalin “Acibadem Sistina” gjithmonë kam dëgjuar lavdërime, dhe se në këtë spital punojnë më të mirët. Kjo ishte një nga arsyet dhe sfidat e mia, të punoj me më të mirët, të jap maksimumin tim dhe të jem më e mira në punën time. Sigurisht nuk duhet të harrojmë dhe kushtet ideale, si një nga faktorët bazë të punës së suksesshme.

Sa e plotësuar ndihesh kur punon me fëmijët?

Si person me dy profesione, inferiere dhe punonjëse sociale, që të dyja padyshim i lidh një fill i përbashkët, që ka të bëjë me funksionin ndihmës. Në këtë rast, dashuria ndaj fëmijëve ka luajtur një rol vendimtar në marrjen e vendimit tim në lidhje me punën në fushën e pediatrisë. Ky është një profesion i cili vë në dukje cilësitë individuale, aftësitë dhe karakterin e njeriut. Fëmijët e ndjejnë këtë dhe shpesh më falenderojnë me ndonjë vizatim të mrekullueshëm, me ndonjë këngëtë bukur si dhe me perqafime dhe puthje. Nuk ka dhuratë më të madhe në botë se shpirti i pastër dhe i sinqertë i fëmijës.

Sa specifike është puna me pacientët e vegjël?

Fëmijët bëjnë pjesë në një nga kategoritë më të rënda dhe më të pa parashikueshme të pacientëve. Secili prej tyre ka karakteristikat e veta dhe kërkojnëvëmendje të vecantë. Pikërisht me këta pacientë vërehet humanizmi, durimi dhe i gjithë përkushtimi im ndaj tyre. Kontakti i parë është gjithmonë shumë i rëndësishëm. Buzëqeshja dhe shtrëngimi i dorës janë arma mëe fuqishme. Një shprehje e popullit thotë: “ Kur të takoni një shurdh-memec, në fytyrë duhet të keni BUZEQESHJE … Kështu ai do të kuptoj se tingujt nuk janëaq të nevojshëm për njeriun. Kur të takoni një të verbër, mjafton ti shtrëngoni dorën dhe ti thoni MIREDITA, dhe ai dritën e ditës do ta shikojë me anë të syve tuaj”.

Si reagon ndaj komenteve pozitive te cilat ne te vertete i merr shpesh nga prinderit?

Eshte e veshtire qe te arrihet besimi I prinderit femija e te cilit eshte I semure. Prandaj ne jemi ketu, me profesionalizmin tone, me te gjithe vemendjen, mirekuptimin, dashurine … Sigurisht, kenaqesia e prinderve eshte e pashmengshme. Falenderimet e medha te shprehura me fjale apo nepermjet listes se anketave, vertete kane nje domethenie te madhe. Me besoni, vertete I gezohem tejmase cdo suksesi. Femijet jane pjese e jetes sime te perditshme, femijet per te cilet mendoj gjate gjithe dites, femijet te cilet kane nevoje per mua. Ne kete profesion duhet te jesh aleate e mire edhe per prinderit. Duhet ta ndjesh dhe ta ndash sebashku dhimbjen dhe problemin e tyre, te gezohesh se bashku me to per cdo sukses te arritur.

Persa i perket mjedisit te punes dhe kolegeve, Jasmina shprehet se punon me ekipin me profesional me te cilin cdokush do te deshironte te punonte

“Per arritjen e nje pune te suksesshme eshte e nevojshme te kesh nje ekip te mire dhe me energji positive. Ne punen tone te perditshme ne kemi komunikim, mirekuptim dhe bashkepunim te shkelqyer. Te gjithe kete e ploteson ambienti i bukur dhe I ngrohte I departamentit te pediatrise. Eshte nder dhe kenaqesi te jesh pjese e ketij ekipi” – shprehet Jasmina.