fbpx

Falë Dr. Karagjozov nuk më bënë amputim të plotë të këmbës dhe tani mund të ec përsëri

16.03.2017

Amputimi i pjesshëm nuk është i suksesshëm, flegmatimi  po përhapet prandaj duhet që të kryejmë ampitim të këmbës deri në pjesën e kyçit. Në rast se nuk veprohet në këtë mënyrë, për një kohë të shkurtër do të duhet që ta humbasësh këmbën deri në pjesën e gjurit – më tha doktoresha e cila kishte marrë përsipër trajtimin e rastit tim, duke shënuar në të njejtën kohë vizat mbi fashë të cilat tregonin se deri ku duhej të ma prisnin këmbën.   Në ato momente më dukej sikur nuk kisha asnjë pikë gjak në trup.  Mijëra mendime më vinin rrotull. Nuk mund ta imagjinoja veten në këtë gjendje, të mos mund të ec, të mos mund të vesh këpucë, atlete dhe se asnjëherë nuk do të mund të vesh pantofla në plazh.

Vendosën për kryerjen e operacionit të dytë me amputim

Si mund të jetë e mundur një gjë e tillë?  Si mudet që nga diagnoza “këmbë diabetike”  me të cilën u paraqita në një kontroll rutinë, të cilën doktoresha e bëri “kist” dhe menjëherë arrita në  “flegmatim” në ditën e 13-të pas kryerjes së operacionit, ndërkohë që i kisha bërë të gjitha mjekimet sipas rekomandimit të mjekëve, çdo dy ditë, dhe gjithçka ishte në rregull? Kjo ishte vetëm një pjesë e atyre një mijë pyetjeve që më vinin rreth e rrotull në mendje,  ndërkohë që i shikoja mjekët dhe infermieret se si më përgatitnin të shtrihesha në shtrat në një dhomë me 7 pacientë, arritën në përfundimin se sheqeri kishte arritur deri në 20 dhe si përfundim u vendos kryerja e operacionit të dytë me amputim.  

Ato ditë korriku temperatura jashtë ishte 40 gradë, një ferr i vërtetë për mua.  Në dhomën në të cilën ndodhesha, kaluan dhjetra kolegë, miq, të njohur, shumë persona mjekësorë,. Të gjithë mundoheshin të më ndihmonin sipas mundësisë, duke filluar nga këshillat profesionale deri tek ato miqësore.  Me kalimin e ditëve, situata bëhej e padurueshme, diagnoza me amputim të këmbës u miratua dhe tashmë  operacioni ishte planifikuar. Lutjet e mia që të bëhej angiografia për të parë enët e bllokuara të gjakut nuk ndihmuan, kështu që mjaftonte vetëm  kryerja e doplerit dhe gjëja më e mirë ishte hapja e këmbës dhe më pas do të shihej se deri ku duhej të intervenohej, dhe  se nuk ishte e nevojshme që të bëheshin regjistrime të tjera.

Nën përgjegjësinë time e refuzova kryerjen e operacionit

Në gjithë atë makth, një rol të rëndësishëm në marrjen e vendimit tim luanin dhe dy anëtarë të ekipit të cilët më këshilluan që të kërkoja ndihmë tek ndonjë institucion tjetër dhe të mos lejoja që të ma amputonin këmbën , pasi edhe këta të dy ishin të bindur se ekzistonte një zgjidhje tjetër më e mirë. Këshilla e parë ishte që të takohesha me Dr. Mitko Karagjozov në spitalin “Sistina” ose të shkoja në Bullgari.  Me ndihmën e një mikeshës time, tashmë e kishim kryer kontaktin dhe I kishim kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe Dr. Mitko Karagjozov pranoi që ta kryente operacionin.  Nën përgjegjësinë time nënshkrova refuzimin e kryerjes së operacionit dhe largimin nga spitali, për tu drejtuar më pas në spitalin “Acibadem Sistina”.  Vijuan ekzaminimet, inçizimet, pastrami i plagës, dhe nisi trajtimi me “fasho argjendi”. 

Mu rikthye buzëqeshja

Pas disa ditësh isha vendosur në programin e operacionit. Sikurse unë mbaj mend çdo detaj, çdo minute të kaluar në spital, besoj se po kështu edhe stafi më kujton mua dhe “lutjet” me infermjeret kur duhej të më masnin sheqerin çdo 6 orë, terapinë që fillonte  nga ora 6 e mëngjesit dhe përfundonte në orën 2 të mesnatës. Kushdo që e ka njohur sado pak Dr. Karagjozov, e di se sa profesional është ai, dhe sa “fjalëpak” është, pasi shumë pak fli në lidhje me atë çfarë më priste mua. Nga njëra anë pasiguria ishte e tmerrshme, por nga ana tjetër më ishte rikthyer buzëqeshja, niveli I sheqerit më ishte ulur, terapia I dha rezultatet e saj të para. Ata që më njihnin më pare arrinin ta dallonin ndryshimin kur më panë në apartamentin në të cilin ndodhesha në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.    

Këmba shpëtoi nga amputimi

Intervenimi kirurgjik kaloi lehtë, bajpasi  ishte kryer, pas disa orësh fillova me ushtrimet e lëvizjes nga ana e fizioterapeutëve. Kushtet dhe kujdesi gjatë qëndrimit aty, dhanë rezultatin e vet, ndërkohë që unë dhe të gjithë ata që vinin për të më vizituar, shikonim një dritë të re, të besueshme, dhe se  pas vetes lash një krizë dhe se tashmë këmba ime kishte shpëtuar nga amputimi, edhe pse isha i vetëdijshëm se më priste një proces i gjatë rehabilitimi, i cili pas kryerjes së intervenimit të tretë, zgjati  pothuajse 6 muaj.

Pas 6 muajve të mundimshëm, përsëri qëndrova në këmbë

Çdo ditë vija në kontroll për mjekim plage si dhe për marrjen e terapisë në “Acibadem Sistina”.  Mezi arrita të merrja 10 ditë leje nga mjeku për të shkuar në Ohër, të mund të shikoja pak ujë në fund të muajit gusht.  Kur lexova letrën e lëshimit nga spitali, se në çfarë gjendje më pranuan në spital (në gjendje të rëndë dhe kritike), tani më rrënqethet trupi kur mendoj se çfarë mund të më kishte ndodhur nëse nuk do të kisha ardhur në minutën e fundit tek Dr. Mitko Karagjozov.  Falë punës time 20 vjeçare, u vërtetua se njoh mjaft mjekë të departamenteve të ndryshme,  në këtë spital, të cilët nuk humbën rastin për të kritikuar se përse kisha pritur kaq gjatë dhe përse kisha lejuar që në momentin e fundit të kërkoja ndihmën e tyre.  Por , unë nuk jam profesionsit në këtë fushë për të përcaktuar se kur dhe si duhej të veproja, por mesa duket, fati paska dashur që gjërat të shkojnë kështu, të kryej tre intervenime, të kaloj 6 muaj të mundimshëm, që më në fund të mund të qëndroj sërisht në këmbë dhe të mos kem probleme më të mëdha. 

Ndihesha krenar që kisha mundur ti vija në ndihmë dikujt

Gjatë një prej kontrolleve, Dr. Karagjozov më kërkoi që ti shpjegoja situatën time , me kryerjen e bajpasit të suksesshëm me anë të të cilit më ishte shpëtuar këmba nga amputimi, një pacienti të cilit në një spital tjetër i kishin amputuar gishtat dhe se nuk duhej të kishte frikë. Unë që nuk mund të shikoja se çfarë kisha të amputuar, morra guximin për ti shpjeguar pacientit që të mos nguronte, ndërkohë që ky takim përfundoi me konstatimin se  nuk kishte asnjë dyshim në pranimin e kryerjes së ndërhyrjes. U njeva krenar se, në një farë mënyre i kisha ndihmuar dikujt me sygjerimin tim, edhe pse nga ana tjetër isha i “zemëruar” me Dr. Karagjozov i cili më kishte shtyrë në zjarr! Pas një kohe të shkurtër nga ky takim, fillava që ta kryeja dhe vetë mjekimin e këmbës, gjë e cila pak kohë më parë më dukej si gjëja më e pamundur. Tani më mbetet vetëm që të jem maksimalisht i disiplinuar në lidhje me ushqimin dhe ta “mbaj” sheqerin  nën kontroll.

Pafundësisht mirënjohës,
Sashe Dimovski