fbpx

Bluzat me bojën roze edhe ky vit dominuan në Garën e femrave, ekipi ynë përfundoi mes të parëve

02.04.2019

Acibadem Sistina Run rrumbullakoi edhe një Garë e femrave, si pjesë e Maratonë së Shkupit që u organizua me të 7-ën herë në kryeqytetin. Edhe gjatë këtij viti kishte një numër tepër të madh të pjesëmarrësve ose ishin paraqitur 2.300 pjesëmarrës nga 15 vende.  Nga Spitali klinik “Acibadem Sitina” morën pjesë 20 pjesëmarrës.

Gara ishte me karakter garues dhe humanitar. Pjesë e mjeteve të paguara si kotizacion ishin të dhuruar, dhe bliheshin bluza.

Paratë që janë mbledhur do të dedikohen për të ndihmuar Snezhana Karaxhovska në luftën e saj që përsëri  të fillojë të ecë. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mori pjesë me sponsorimin  e garës dhe tradicionalisht dha vauçere shpërblyese për pjesëmarrësit.

Edhe një herë dërguam mesazhe për rëndësinë e mënyrës së shëndoshe të jetës dhe rëndësinë e shëndetin e individit. Pjesëmarrësit tanë në kategori të ndryshme të moshës ishin mes 10 pjesëmarrësve të parë, me çfarë praktikisht treguam se kujdesemi dhe praktikojmë mënyrën e jetës sportive.

Pjesëmarrja në Garën e Femrave është një nga ngjarjet e “Akademisë për lumturi”, ndërsa sfida e ardhshme është Maratona e Shkupit , për të cilën përgatitemi në mënyrë më serioze.