fbpx

“Acibadem Sistina” – Spitali i profesionistëve të njohur të cilët shpëtojnë jetë

01.08.2016

Si ti shprehni falenderimet ndaj atyre të cilët ju kanë bërë pafundësisht të lumtur duke shpëtuar jetën e personit që ka një domethënie të madhe për ju? Me një nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi, përpjekje mbinjerëzore dhe mbi të gjitha sjellja njerëzore me standardet më të larta dhe kushtet e denja për kujdesin e pacientëve në gjendje kritike, është shpëtuar jeta e një njeriu, jeta e nënës time.

Plot 8 javë jetojmë nëpër hapësirat e pritjeve dhe nëpër koridoret e spitalit Acibadem Sistina. Frika për rezultatin e keq ishte vazhdimisht e pranishme. Por gjithësesi, shpresa se ekzistojnë mundësitë për të mbijetuar, ishte më e madhe. Statistikat parashikonin një dështim të plotë, ndoshta bazuar në rastet e trajtuara në një tjetër mënyrë dhe në kushte krejtësisht të ndryshme nga ato që ofron ky spital. Trajtimi duhej të kryhej vetëm në kushtet ideale të kujdesit intenziv, çdo variant tjetër ishte një betejë e humbur. Për fatin tone të mirë, këto kushte ekzistonin në departamentin e përgjithshëm të kujdesit intenziv në spitalin Acibadem Sistina, ndërsa rastin e ndërmori me tepër seriozitet Dr. Nikolla Shikov sëbashku me ekipin e tij. Plot pesë javë ata kanë menaxhuar me një seri komplikimesh të cilat shfaqeshin vazhdimisht gjatë betejës për të shpëtuar jetën e saj, duke I ofruar një kujdes të një niveli tepër të lartë. Një ferr I vërtetë ishin ato ditë ku askush nuk mund të garantonte. Na mbetej vetëm durimi dhe pritja,por mbështetja e madhe që na dhanë këta persona të mrekullueshëm i bënë më të lehta këto ditë.gjatë gjithë kohës mundoheshim të kuptonim diçka nga shikimi doktorëve, mundoheshim të shikonim një pamje të gëzueshme të doktorëve, gjë e cila do të na jepte të kuptonim se gjendja po përmirësohej dhe firkësoheshim pa masë nga shqetësimi i tyre gjatë momenteve kritike.

Për fatin tonë të mirë, gjatë javës së katërt ndodhi një mrekulli. Një mëngjes, Dr. Shikov, shqiptoi fjalët “jemi në rrugën e duhur”. Shanset për mbijetesën janë rritur edhe pse ende dominon pasiguria. Beteja vazhdoi dhe më tej në departamentin e kujdesit intenziv, por tani me më pak frikë. Kjo gjë vërehej në sytë dhe në portretin e doktorit, infermjereve dhe pjesës tjetër të personelit. Tek të gjithë u kthye besimi se nëna ime do t’ia dilte mbanë, dhe në fakt i’a doli.

Nuk mund të lë pa përmendur Dr. Millço Demirxhiev dhe Dr. Dejan Kovaçeviç të cilët ishin të pranishëm që në fillim, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, të cilët e kanë ndjekur dhe kanë dhënë ndihmën e tyre në të gjithë trajtimin e përgjithshëm.

Gjatë pranimit në Qendrën Urgjente, janë përfshirë edhe specialist të tjerë, Dr. Biljana Kostovska, Dr. Aleksandar Krstevski, Dr. Aleksandar Llazarevski, Dr. Lirim Demiri, të cilët kanë treguar se veprimi në ekip është një avantazh tepër i rëndësishëm i këtij institucioni.

Për fatin tonë të mirë, ky episode përfundoi me sukses, dhe tani është në duart e Dr. Anica Haxhi Petrusheva Jankijeviq dhe ekipit të saj fizioterapeutistë të cilët për një kohë të shkurtër kanë arritur rezultate të shkëlqyera. Rehabilitimi është kryer me një dinamikë tepër të shpejtë, dhe për një kohë tepër të shkurtër trupi është kthyer në gjendjen normale.

Falenderime edhe për administruesin e spitalit, I cili ka dhënë miratimin që të bëhet gjithçka për të shpëtuar jetën e saj. Disponueshmëria me pajisjet më superiore, me ilaçet dhe materialet tepër cilësore, ishin të domosdoshme që kjo betejë të përfundonte me sukses. Mesazhi për administratorin do të ishte vetëm një: ruajini këta profesionistë të shquar, të cilët shpëtojnë jetë, në mënyrë që t’ju gjenden edhe familjeve të tjera për t’ju ardhur në ndihmë.

Pafundësisht mirënjohëse,

 

Marijana Andriq

[widgetkit id=67]