fbpx

Orka Holding do të dhurojë 3.000. 000 denarë për viktimat

10.08.2016

Orka Holding do të dhurojë 3.000. 000 denarë për viktimat

Kompania Orka Holding AD Shkup dhe fondacioni “Ilija Kamçev” shprehin ngushëllimet e thella për familjet e viktimave dhe ngushëllime të sinqerta për humbjet e shkaktuara nga përmbytjet shkatërruese që ndodhën në Shkup dhe në zonat përreth, me datë 6 gusht 2016.

“Orka Holding” nëpërmjet fondacionit “Ilija Kamçev” do të dhurojë 3 milionë denarë për viktimat dhe qytetarët e lënduar të cilët kanë mbetur pa shtëpi apo me shtëpi të rrënuara nga përmbytjet katastrofike.

Një milionë e të ardhurave do të dhurohen në llogarinë e fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq, në Republikën e Maqedonisë. Për kujdesin ndaj punonjësve të saj, pjesa tjetër e donacionit me një shumë prej dy milionësh, kompania do ti shpërndajë direkt personave, shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëme nga përmbytjet e tmerrshme, të cilët janë të punësuar në kompanitë e “Orka Holding”.

Grupi i cili ka më shumë se 3700 të punësuar, është në fazën e përgatitjes së listës së personave të prekur, të cilëve gjatë javës së ardhshme këto të ardhura do t’iu pagohen në llogaritë e tyre personale. Lista do të dorëzohet në Qendrën me menaxhimin me krizat dhe në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë.