fbpx

“Acibadem Sistina” punon me protokolle të përforcuara të sigurisë gjatë pandemisë nga Covid-19

10.04.2020

AcibademSistina

Nga fillimi i gjendjes së shkaktuar për shkak të pandemisë nga koronavirusi ndërsa në drejtim të parandalimit, mbrojtjes dhe sigurisë së pacientëve dhe të punësuarve spitali Klinik “Acibadem Sistina”zbatoi një protokoll të veçantë për lëvizje nëpër spitalin.

Me fillin e testimit për virusin Covid-19, Spitali në mënyrë shtesë i ka shtrënguar masat me protokolle shtesë për pacientët, të punësuarit, personat mjekësore dhe ato që vijnë për testim. Laboratorët në të cilët kryhen testet e shpejta dhe testet molekulare tërësisht janë izoluar nga Spitali dhe gjenden në një pjesë të veçantë të oborrit klinik.

Pacientët që vijnë për testim nuk kanë asnjë kontakt me Spitalin sepse drejtpërdrejt dërgohen në pjesën e siguruar për testim. Të gjithë departamentet e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” punojnë me kapacitet të plotë dhe në mënyrë të pandërprerë ofrojnë shërbimet shëndetësore për të gjithë pacientët. Terminet e rezervuara për ekzaminimet e rregullta dhe ndërhyrjet gjithashtu zhvillohen në mënyrë të pandërprerë.

Qendra emergjente për të rritur dhe qendra pediatrike emergjente punojnë 24 orë çdo ditë në javë.

Mbetni të shëndoshë,  ne kujdesemi për ju.