fbpx

Dashuria ndaj profesionit dhe humanitetit- heronjtë e karantinës shtetërore në “Ibis” ” në mision në shërbim të shëndetit publik

15.04.2020

ibis naslovna

Vendimi që të punohet në kushtet e karantinës shtetërore, që përfshin të punohet 12 orë në pajisje të tërësishme mbrojtëse, duhet të mbështetet me dëshirë të forte për një mision të tërësishëm bujar dhe human. Sfida që të punohet këtu për shumë persona është aq e madhe, prandaj për infermieret e spitalit klinik “Acibadem Sistina” paraqet thjesht punë në të cilën përkushtohen dhe e punojnë me dashuri.

Medina Kasumoviq Abdurahman, Jovana Janevska, Ana Stojanovska, Dimitrija Stevskovski, Sandra Ilievska, Ivona Kasnioska, Irena Qurçieska dne Ana K. janë heronjtë tone që kanë detyrën për kujdes të tërësishëm të personave që duhet të kalojnë 40 ditë në izolim në karantinat shtetërore në hotelet “Ibis Centar” dhe “Ibis Styles”.

Biseduam me to për përvojën e deritanishme dhe para se të gjithash për motivin për të qenë një njeri humani.

“Që nga dita e pare kur mësuam se do të jemi pjesë nga ekipi që do të punojë në karantinën shtetërore ishim të përgatitur të japim maksimumin për të ndihmuar shëndetin publik. Ndjenja e kënaqësisë në fund të ditës është ajo që na jep fuqi për ta përballuar lodhjen. Jemi krenarë që kemi zgjedhur këtë profesion dhe se qytetarët tanë na japin respekt dhe mirënjohje”, tha Ivona.

“Mundësia që na ofrohet për t’u kujdesur për personat e kulturave të ndryshme, me zakone të ndryshme dhe besime për në është e paçmueshme. Çdo njeri prej tyre paraqet një rrëfim të veçantë dhe do ta mbajmë në mend atë pjesë të rrëfimit gjatë jetës sonë. Siç dimë të gjithë ne, luftohemi me një pandemi në korniza botërore dhe në të vërtet është një sfidë!”, shton Medina.

Roli i tyre është i madh, kujdesen për të gjithë personat në karantinën, ndjekin gjendjen e tyre dhe u japin përkrahje.

“Si infermiere detyrat tona janë ta matin temperaturën trupore, ta ndjekim gjendjen e tyre shëndetësore, të ndjekim nëse kanë disa prej simptomave siç janë temperature e rritur trupore, kolla e thatë, dhimbje në muskujt, vështirësi në frymëmarrje etj. Me rëndësi të madhe është edhe gjendja psikologjike e personave. Shumë e rëndësishme është mënyra në të cilën i trajtojmë, duke qetësuar frikërat e tyre, duke kuptuar gjendjen e tyre në mënyrë empatike duke përgjigjur nevojave të tyre dhe të mos harrojmë se Covid 19 është një sfidë që duhet ta tejkalojmë”, thotë Jovana.

Si një prej masave të parandalimit të infeksionit nga Covid-19 në institucionet shëndetësore, ekipi që punon në karantinën shtetërore mban pajisje të veçantë për mbrojte personale që i respekton të gjitha rekomandimet për mbrojte.

“Jemi krenarë që jemi pjesë nga ekipi I spitalit “Acibadem Sistina” që deri tani maksimalisht kujdesen për të punësuarit të tij. Në dispozicion gjithmonë kemi mbrojtje të tërësishme siç janë maskat mbrojtëse, dorëza, skafandër, vizirë, kapelë, mbulesa për këpucë, syze, mantele, gjithmonë uniforma të pastra dhe nallane të dezinfektuar. Përveç përdorimit të drejtë të pajisjes mbrojtëse shumë rëndësi ka edhe higjiena përkatëse e duarve, ta shmangni prekjen e syve, hundës, gojës ose maskës në çdo kohë”, Sandra.

Infermieret që janë pjesë e ekipit të spitalit “Acibadem Sistina” dhe ekipit të hotelit “Ibis” thonë se janë krenarë se “mysafirët” e tyre nuk ndihen të harruar, në të kundërtën në mënyrë të mire kalojnë kohën në këtë karantinë 14 ditore.

“Ndoshta kur flasim për karantinë shtetërore ndiejmë pak frikë, por të gjithë njerëz që janë akomoduar në hotelet “Ibis” kanë kushte të shkëlqyeshme për një jetë të përditshme normale. Kushtet që i ofrojnë hotelet dhe kujdesin nga ana e personave mjekësor ndryshojnë pamjen e kuptimit të karantinës. Kanë 3 vakte në ditë, mjete për higjienë dhe dezinfektim, TV, internet.. Kujdesemi për nevojat e tyre të përditshme.. Shënuam edhe disa ditëlindje me torte dhe këngë të ditëlindjes. Kishim mysafirë që na dërguan video duke vallëzuar dhe duke kënduar. Ne jemi këtu për t’u kujdesur për shëndetin e tyre, që është gjëja më e rëndësishme”, thotë Dimitrija.

Karantina nuk nënkupton të jesh  “i mbyllur dhe i izoluar” njëkohësisht jep shpresë për ditë më të sigurt! Këtë mesazh dërgojnë heronjtë e spitalit “Acibadem Sistina”.