fbpx

Një dekadë jemi të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj- Acibadem Sistina shënon 10 vjetorin e ekzistimit

07.04.2020

god AS

Mbi 100.000 ndërhyrje kirurgjikale, 700.000 ekzaminime të realizuara dhe mbi 16.500 foshnje të lindura dhe shumë buzëqeshje të fëmijëve shënuan dekadën mbrapa nesh në të cilën mbi 550.000 pacientë na besuan shëndetin e tyre. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” shënon jubileun 10 vjeçar. Një dekadë jemi lider në sektorin e shëndetësisë në rajon.

Rrëfimi ynë filloi në Ditën botërore të shëndetit, 7 Prill kur “Acibadem Sistina” u bë spitali i parë klinik privat në vend dhe që nga atëherë vazhdimisht vendos standarde të reja në shëndetësinë përmes kujdesit të lartë për pacientët, protokolleve më bashkëkohore për trajtim dhe zbatimit të teknologjisë mjekësore më të sofistikuar.

Të gjitha sfidat dhe realizimet që “Acibadem Sistina” i ka arritur në botën e mjekësisë gjatë këtyre viteve janë dëshmi për përkushtimin tonë ndaj pacientëve, talentin dhe mundin e çdo anëtarit të ekipit tonë. Duke mbajtur standardet më të larta të profesionalizmit, etikës dhe përgjegjësisë personale, dëshmuam se e meritojmë besimin e pacientëve tanë. Gjatë viteve para nesh jemi të bindur se numrin që shënojmë sot do të sjellë edhe arritje të dyfishta.

Para 10 viteve kur u bë pjesë e grupacionit më të madh të spitaleve në Evropën Juglindore “Acibadem”, “Sistina” ishte spitali i parë i këtij gjiganti shëndetësor jashtë kufijve të Turqisë. Një vit më vonë Spitali Klinik “Acibadem Sistina” shënoi edhe një sukses tjetër kur u bë pjesë e zinxhirit të dytë më të madh të spitaleve, grupacionit malezian IHH. Hyrja në këtë grupacion paraqet një ngritje të standardeve në trajtimin dhe implementimin e të gjitha teknologjive dhe metodave në trajtimin mjekësor.

Përveç që bëhet fjalë për spitalin e parë privat më të madh dhe më bashkëkohor në vendin dhe rajonin “Acibadem Sistina” është edhe spitali i parë në Maqedoni që në vitin 2016 mori akreditimin e organizatës më prestigjioze Joint Commission International dhe riakreditim në vitin 2019 duke konfirmuar kujdesin e lartë të vazhdueshëm cilësor ndaj pacientëve.

Gjatë këtyre 10 viteve të kaluara shumë mirënjohje dhe akreditime morëm. Laboratorët diagnostikuese të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” janë të parët dhe të vetëm në vend me metoda njëkohësisht të akredituara histopatlogjike, mikrobiologjike dhe biokimike përmes akreditimit ISO. Spitali posedon certifikatën e UNICEF-it -Baby Friendly Hospital, ndërsa merr pjesë edhe në listën e ekospitaleve që riciklojnë mbeturinë e tyre, duke dhënë kontribut për një ambient më të pastër jetësor.

Rreth 1.000 të punësuar, 180 mjekë të lartë dhe eminent çdo ditë kujdesen për shëndetin e pacientëve tanë. Mbrapa nesh qëndrojnë një serë inovacionesh që paraqiten arritje revolucionare jo vetëm në funksionimin tonë si spital por edhe në funksionimin e tërë sistemit shëndetësor. Për herë të parë u krye ndryshimi i gjinisë, u krye implantimi i zemrës së parë artificiale në vend, u lind foshnja e parë nga in vitro.

Mundësitë e avancuara teknologjike e spitalit mundësojnë diagnozën më precize dhe trajtimin ë të gjitha sëmundjeve. Më shumë se 40 milionë euro u investuan me qëllim për të pajisur departamentet me pajisje të sofistikuar mjekësore të arritjeve të fundit në mjekësi. Spitali disponon me akseleratorin linear Trilogy, rezonancë magnetike MRI 3 Tesla, tomografi kompjuterike CT 128 SLICE, Spect gama kamerën, PET- CT si dhe teknologjitë e tjera bashkëkohore nga prodhues të njohur botëror që mundësojnë saktësinë e lartë dhe sigurinë gjatë kryerjes së ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në rajonin janë investuar 120 milion euro në 5 spitale

Në këtë vit të jubileut, jemi krenar se spitali ynë përsëri i zgjeron kapacitetet e tij dhe gjatë këtij viti do të marrë qendrën e re pediatrike në të cilën është përfshirë edhe kardiokirigjia pediatrike. Me zbatimin e teknologjive të reja dhe procedurave dhe me implementimin e trajtimeve revolucionare gjatë viteve në vijim do të dëshmojmë se prioriteti ynë mbetet të jetë kujdesi ndaj pacientëve.

Sot duke shënuar dekadën e ekzistimit të spitalit, premtojmë të njëjtën që kemi realizuar gjatë këtyre viteve të kaluara dhe përmes asaj  arritëm “Acibadem Sistina” ta bëjmë spital siç është sot. Një vend në të cilin pacientët tanë marrin kujdesin e plotë. Një vend në të cilin ndihen në mënyrë të sigurt, ku empatia dhe ndjeshmëria  inspirojnë shpresën tek ata. Më e rëndësishmja, një vend ku është dëshmuar se bëhet fjalë për jetën. Gëzuar ditëlindjen “Acibadem Sistina”.