fbpx

 “Acibadem Sistina” është sponsor i Kupës Davis dhe do të sponsorizojë edhe dy turne të tjera ndërkombëtare të tenisit që mbahen në Maqedoni

01.06.2021

 

Spitali klinik „Acibadem Sistina“ është sponsori i artë i tre turneve ndërkombëtare të tenisit që organizohen nga Federata e Tenisit të Maqedonisë. Bëhet fjalë për turne ndërkombëtarë ku marrin pjesë tenistë nga disa vende, ndërsa në këtë organizim spitali ofron mbështetje shtesë mjekësore duke siguruar mjekë dhe fizioterapistë që do të kujdesen për tenistët gjatë ndeshjeve.

Gjatë kohëve të fundit në kuadër të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” ka filluar me punë Qendra për mjekësi fizikale dhe jetë të shëndetshme Premium, me çka spitali ka përmirësuar cilësinë dhe përkushtimin ndaj shëndetit të qytetarëve. Mbështetja e garave sportive nuk është një risi, por për menaxhmentin dhe punonjësit e “Acibadem Sistina” çdo ngjarje e re sportive që zhvillohet në vendin tonë paraqet krenari.

Federata e Tenisit të Maqedonisë gjatë këtij muaji (19 qershor 2021 – 27 qershor 2021) do t’i organizojë ndeshjet e Kupës Davis në të cilat do të marrin pjesë nëntë kombëtare – Maqedonia, Andorra, Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Armenia, San Marino, Moldavia dhe Mali i Zi. Në vendin tonë do të marrin pjesë tenistët më të mirë, por gjithashtu edhe gjyqtarët kryesorë, gjyqtarët e linjës, mbledhësit e topave, pjesëtarët e tjerë të stafit. Në kohën e duhur dhe natyrisht me një rezultat të shpejtë për të gjithë do të bëhet një PCR test.

Dy ngjarjet e tjera janë nga kalendari i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) në kuadër të Turneut Botëror (World Tennis Tour), të dy ngjarjet janë me një çmim prej 15,000 dollarësh amerikane. Filluan më 29 maj dhe do të zgjasin deri më 13 qershor. Në turneun e parë marrin pjesë 87 tenistë, prej të cilëve 63 marrin pjesë në garat kualifikuese dhe do të luajnë për 8 pozicione në turneun kryesor dhe 24 tenistë që do të hyjnë drejtpërdrejt në turneun kryesor.

Në turnet do të marrin pjesë tenistë nga 24 vende – Italia, Argjentina, Polonia, Franca, Republika Çeke, Bullgaria, Sllovenia, Belgjika, Holanda, Mali i Zi, Kroacia, Gjermania, Britania e Madhe, Australia, Irlanda, SHBA, Kili, Rumania, Rusia, Hungaria, Japonia, Serbia dhe Maqedonia.

Ndeshjet zhvillohen në terrenet e klubit të tenisit Jug, nën protokolle të veçanta për covid që garantojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në turnet. Të gjitha ndeshjet e tenisit do të transmetohen në kanalin sportiv të Radio-Televizionit të Maqedonisë – MRTV 3.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” si një kompani me përgjegjësi shoqërore në të kaluarën dhe tani tregon vetëdije të madhe dhe është mbështetësi i madh i garave sportive. Ne do ta përkushtohemi për këtë edhe në të ardhmen. Pandemia me Covid-19 ka ndryshuar përparësitë dhe rregullat sportive, por fryma sportive është kryesore në mirëmbajtjen e shëndetit të mirë.