fbpx

Edukim dhe trajnim praktik për Reanimacion kardiopulmonar

21.05.2021

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, “Acibadem Sistina” ka përdorur të gjitha burimet e saj për edukim shtesë dhe riedukim të të gjithë punonjësve, në mënyrë që të gjitha ekipet mjekësore të përballen me më shumë sukses gjatë gjendjeve emergjente që kërkojnë shpejtësi, ekspertizë dhe efikasitet. Një nga trajnimet më vitale është edukimi dhe trajnimi praktik për reanimacioni kardiopulmonar. Ekipi për zbatimin e edukimit i udhëhequr nga infermierja për edukime dhe trajnime Androniki Bibovska, shefi i Kujdesit Intensiv të Përgjithshëm Dr. Nikolla Shikov dhe infermierja përgjegjëse e Departamentit të Kujdesit Intensiv të Përgjithshëm Magdallena Mitevska mbajtën një trajnim dyditor për reanimacion kardiopulmonar për mjekët e rinj të Departamentit për sëmundje infektive, por gjithashtu edhe për studentët e Universitetit “Goce Delchev” nga Shtipi. Trajnimi përfundoi me sukses, duke respektuar të gjitha masat e sigurisë dhe protokollet. Standardet e larta të punës në SKAS kërkojnë që këto trajnime të përsëriten të paktën çdo 2 vjet, në mënyrë që të përsëriten njohuritë dhe të përmirësohen me të dhëna të reja për të rritur sigurinë e pacientëve, stafit dhe vizitorëve.