fbpx

ACIBADEM SISTINA DHE ORKA HOLDING: MBI 150 DHOMA NË HOTELIN “IBIS” VIHEN NË DISPOZICION PËR RASTET E DYSHIMTA NË KORONAVIRUS

15.03.2020

 

“Acibadem Sistina” dhe “Orka Holding” njoftojnë se nga dita e nesërme në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë  do të jetë gjithë kapacitetin e Hotelit Ibis Styles (spitali i mëparshëm “Mala Bogorodica”).

Hoteli tërësisht do të transformohet  në një Qendër për izolim të rasteve të dyshimta në koronavirus Covid -19 të cilat që do të kenë nevojë për një periudhë të izolimit nga 14 ditë (karantinë) nga ana e organeve kompetente shtetërore. Ekipi mjekësor do të mundësohet nga spitali “Acibadem Sistina” së bashku me mbështetjen e tërësishme mjekësore. “Acibadem Sistina” dhe “Orka Holding” do t’i mbulojnë  të gjitha harxhimet për qëndrimin e tyre.

Hoteli “Ibis Styles” disponon me kapacitet nga 47 dhoma që tërësisht do të transformohen dhe do të pajisen me materialet e nevojshme mjekësore. Nëse ka nevojë për kapacitete shtesë, përveç këtyre 47 dhomave në hotelin “Ibis Styles”, “Acibadem Sistina” dhe “Orka Holding” janë përgatitur tërësisht t’i japin edhe kapacitetet në hotelin  “Ibis Skopje City Center” me 110 dhoma të cilat tërësisht do të transformohen dhe do të pajisen me pajisje dhe materiale të nevojshme mjekësore.

Neve na mbetet të vazhdojmë t’i ndjekim rekomandimet dhe drejtimet e Ministrisë së shëndetësisë, të besojmë në ato që na japin gjithë profesionalitetin e tyre në këtë situate me qëllim që të përfundohet mirë dhe së bashku me ndërgjegje të lartë të kontribuojmë në tejkalimin e shpejtë të kësaj situate.