fbpx

Njoftim

16.03.2020

AcibademSistina

Të nderuar,

Ju njoftojmë se Spitali Klinik “Acibadem Sistina” punon me kapacitet të plotë dhe në të gjitha departamentet ofron shërbime shëndetësore për të gjithë pacientë në mënyrë të vazhdueshëm. Qendra emergjente për të rritur dhe Qendra emergjente pediatrike edhe më tej punojnë 24 orë në 7 ditë të javës.

Në kushte pas shpalljes së pandemisë Covid-19 (koronavirusi), Spitali Klinik “Acibadem Sistina” i ndërmerr të gjitha masat e përforcuara dhe protokollet për mbrojtjen e pacientëve dhe të punësuarve.

Terminet për kontroll caktohen përmes Qendrës së kontakteve (023099500) si më parë.

Ndiqni rekomandimet për mbrojtje dhe parandalim nga Covid-19. Kujdeseni për shëndetin tuaj dhe shëndetin e njerëzve në rrethinë tuaj. Kujdesi ynë për Shëndetin tuaj vazhdon.

Ju lutemi, t’i respektoni këto rekomandime për parandalim:

  • Terminët e caktuar në mënyrë të rregullt për kontrollet dhe intervenimet do të zhvillohen pa pengesa
  • Domosdoshmërish mbani maskë mbrojtëse gjatë hyrjes në Spital
  • Vizita e pacientëve është kufizuar vetëm në një vizitor në një kohë të caktuar.
  • Koha për vizitë: 10:00-12:00, 16:00 – 18:00
  • Rekomandojmë që gratë shtatzëne dhe fëmijët të mos vijnë në vizitë
  • Hyrja në Spital është kufizuar dhe do të zhvillohet vetëm përmes Hyrjes A dhe Qendrës Emergjente
  • Të gjithë personat që hyjnë në spital janë obliguar ta kalojnë kontrollin në hyrjet që janë në funksion.
  • Mbani praktikat e mira për higjienën personale.