fbpx

“ACIBADEM” HYN NË SERBI SI PJESË E STRATEGJISË PËR RRITJEN E TREGUT TË EVROPËS LINDORE

30.03.2021

 

AcibademSistina Hospital web

“Acibadem” zgjerohet në tregun e Serbisë: Ekspansion i tregut të Evropës Lindore, tashmë i papranishëm në katër vende

Acibadem Saglik Hizmetleri ve Tikaret A.S., si pjesë e grupacionit turk “Acibadem”, i cili gjithashtu përfshin Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” në Shkup, po ble një shumicë aksionesh në spitalin serb “Bel Medic”. Përvetësimi i 70% të kapitalit të klinikës së Beogradit bëhet përmes filialit “Acibadem City Clinic B.V”. Ekspansioni i “Acibadem” në Evropën Lindore dëshmon suksesin e tij dhe rritjen e dëshmuar të vazhdueshme. “Bel Medic” është spitali i gjashtë në portofolin evropian të “Acibadem” ndërsa Serbia është vendi i katërt në të cilin funksionon. Grupacioni i dëshmuar i spitaleve  “Acibadem” në Turqi ka tre spitale në Bullgari, nga një në Holande dhe një në Maqedoni. “Acibadem Sistina” në Shkup është spitali më i mirë privat në vend dhe më i famshëm në rajon.

“Bel Medic” tani punon me një spital dhe pesë ambulanca në Beograd. Është e themeluar në 1995 nga Dr. Jasmina Knezeviq dhe Milan Knezeviq dhe është ofruesi më i madh privat i shërbimeve shëndetësore me cilësi të lartë në Serbi. Do të funksionojë nën emrin “Acibadem Bel Medic”.

“Ndihemi të kenaqur që kemi spitalin e gjashtë evropian të “Acibadem”-it në Beograd. Si rezultat e partneritetit tonë me “Bel Medic” si një prej ofruesve kryesore të shërbimeve shëndetësore në vendin tonë, do t’i përcjellim njohuritë e “Acibadem”-it në Serbi. Besoj se niveli i ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Serbi do të ngritët në një nivel më të lartë duke u udhëhequr nga sinergjitë që do të krijohen me Bel Medic,” tha z. Mehmet Ali Aydinlar, themelues dhe kryetar i “Acibadem”-it.

Angell Angellov, kryshefi ekzekutiv i “Acibadem City Clinic BV”, thotë se kjo është provë për përsosmërinë dhe shërbimin e klasës së parë.

“Ne jemi jashtëzakonisht të eksituar për zgjerimin e punës sonë në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë se përpjekjet e grupacionit tonë për përsosmëri dhe shërbim të klasës së parë të pacientëve do të japë një kontribut pozitiv në tregun e  kujdesit shëndetësor të Serbisë,” tha Angellov.

Me transaksionin rriten kapacitetet e “Acibadem”-it në nivel global, në më shumë se 4.200 shtretër në 22 spitale në 5 vende

“Më paraqet kënaqësi që “Bel Medic”me sukses ka vendosur partneritet me zinxhirin e spitaleve të rangut botëror. “Acibadem” në Serbi njihet si një institucion i huaj lider në shëndetësisë. Sipas meje me rëndësi të madhe është që të dy institucionet tona të ndajnë të njëjtat vlera thelbësore me fokus në mjekësinë e lartë, kujdesin dhe kënaqësinë e shkëlqyer të pacientit. Jam e sigurt se bashkimi strategjik i dy markave të fuqishme “Bel Medic” dhe “Acibadem” do të sjellë kujdes shëndetësor të klasës së lartë, si dhe një ndikim të rëndësishëm mbi ekonominë e Serbisë,” tha Jasmina Knezeviq, themeluese dhe CEO i institucionit “Bel Medic”.

“Acibadem” ka qenë ofruesi kryesor privat i shërbimeve për diagnostikim dhe trajtim në Turqi që nga viti 1991 dhe është pjesë e rrjetit të madh global IHH Healthcare Berhad, i cili është operatori i dytë më i madh i kujdesit shëndetësor në botë sipas kapitalizimit të tregut.