fbpx

“Acibadem Sistina” hapi qendrën e re PREMIUM PHYSICAL THERAPY & SPORT CENTER- një rrëfim komplet për një jetë të shëndetshme

31.03.2021

Në kuadër të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” qendra remium Physical Therapy & Sport Center i ka hapur dyert për vizitorët. Qendra e re shtrihet në një sipërfaqe prej 1,130 metra katrorë dhe është e pajisur me kabinete më moderne dhe pajisje për terapi fizikale, palestër fitnesi me pajisje më moderne, palestër për aerobik, pilates, joga, departament për nutricion, banjë me avull, saunë finlandeze dhe dy dhoma VIP për masazh.

Bëhet fjalë për qendrën më bashkëkohore në vendin tonë e cila është e pajisur me pajisjet më moderne për një jetë të shëndetshme dhe  ofron kujdes të plotë të integruar në një vend për një jetë të shëndetshme – terapi fizikale dhe rehabilitim, nutricion dhe dietologji, fitnes funksional, mat pilates, refromer dhe kadilak pilates, aerobik, joga, të gjitha llojet e masazheve, banjë me avull dhe sauna finlandeze me një ekip profesonal të mjekëve, fizioterapistëve, mjekëve të mjekësisë sportive, specialistëve të nutricionit, trajnerëve profesionistë dhe instruktorëve të çertifikuar me përvojë shumëvjeçare mbas tyre.

Covid – safe sipas të gjitha protokolleve të sigurisë 

Premium Physical Therapy & Sport Center punon sipas protokolleve të rrepta për covid. Qendra është e vendosur në përdhese dhe ka ajrosje natyrore, është e ndarë plotësisht nga spitali dhe bëhet dezinfektimi i rregulltë në të gjithë objektit dhe pajisjet e stërvitjes, të cilat janë vendosur në një distancë të sigurt, ndërsa numri i vizitorëve në palestër kufizohet në një maksimum prej 15 personash.

Angazhimet tona për një jetë të shëndetshme i kanë njohur  shumë atletë të shquar që kanë lënë gjurmë të përhershme në sportin maqedonas – hendbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe selektori i ekipit të hendbollit të meshkujve, Kire Lazarov, presidenti aktual i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë dhe ish-basketbollisti i shquar Pero Antiq, një nga futbollistët më të mirë maqedonas dhe kapiteni aktual i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Goran Pandev, ish-kapiteni i ekipit të hendbollit të femrave, portarja Gordana Naceva, si dhe  kampioni olimpik dhe ish-mundësi në stil të lirë Shaban Trstena.

Për ne paraqet nder të madh që këta sportistë të shquar të cilët disa herë kanë bërë vendin tonë krenar janë brend-ambasadorët tanë. Për arritjen e tyre do të të fitojnë portret në Premium Physical Therapy & Sport Center.

Qendra e terapisë fizikale është e vetmja me hidrotrakë në vendin tonë

Qendra e terapisë fizikale dhe rehabilitimit shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 300 metra katrorë, është e pajisur me pajisjen më bashkëkohore, dhoma për terapi rehabilituese dhe ofron mundësi për parandalimin dhe trajtimin e të gjitha lëndimeve sportive, gjendjeve dhe sëmundjeve patologjike, duke përfshirë planet individuale për trajnim dhe ushtrime. Vetëm në Maqedoni disponon me një hidrotrakë nënujore për zbatimin e hidroterapisë. Hidroterapia është e shkëlqyeshme për fillimin e aktivitetit fizik tek njerëzit që dëshirojnë të humbin peshë ose kanë dhimbje në nyjat dhe shpinë ose në trajtimin e frakturave dhe lëndimeve të tjera traumatike. Avantazhi i hidrotrakës nënujore është eliminimi i gravitetit, ulja e presionit mbi nyjat dhe përforcimi i muskulaturës. Hidrotraka përdoret në rehabilitimin e frakturave dhe ndërhyrjet kirurgjikale të hernies diskale,  por gjithnjë e më shumë përdoret si përgatitje në proceset stërvitore të sportistëve profesionistë dhe amatorë. Pikërisht në qendrën e terapisë fizikale dhe rehabilitimit, shumë atletë, duke përfshirë hendoblistin reprezentativ Stojançe Stoilov, me sukses  rehabilitohen disa vite me radhë dhe po përgatiten të kthehen në terrenet sportive.

Terapia fizikale dhe rehabilitimi gjithashtu ofron një mundësi për trajtimin e pacientëve të cilët për ndonjë arsye nuk guxojnë të marrin ilaçe ose të bëjnë një operacion, pacientëve me sëmundje kronike ose pacientëve me funksione të kufizuara ose të humbura motorike. Përdoret gjithashtu pas operacionit të kryer për t’i kthyer funksionet normale të trupit ose kur ekziston rreziku nga përparimi i sëmundjes. Terapia fizikale përdoret në trajtimin e mosfunksionimeve tek sëmundjet reumatologjike, kardiorehabilimin e hershëm pas operacionit, rehabilitimin në sëmundjet neurologjike dhe në trajtimin e sëmundjeve degjenerative të të gjithë sistemit muskulo- skeletor.  Qendra e terapisë fizikale gjithashtu disponon me dy VIP dhoma moderne për masazhe dhe ofron masazhe sportive, mjekësore dhe relaksuese që kryhen nga fizioterapistë profesionalë. Për më tepër, Qendra Premium për jetë të shëndetshme disponon me një banjë me avull dhe një saunë finlandeze, ndërsa shërbimet mjekësore integruese janë në dispozicion për vizitorët – masazh relaksimi miofascial, elektroakupunkturë, akupunkturë lazerike, kiropraktikë, dry needling, terapi sujok, si dhe trajtimi trigger points.

Palestër fitnesi më pajisje më moderne

Në një sipërfaqe prej mbi 500 metra katrorë, në një nga qendrat më të mëdha të fitnesit në vendin tonë në dispozicion janë mbi 40 pajisje për stërvitje nga marka e famshme botërore Technogym – pajisjet për kardio Technogym excite  (trakë vrapimi, pajisje eliptike, stepper, vario-pajisje, biçikleta – Skill Bike, Skill Row, Skill Mill),  Technogym Skill tools (mbi 20 pajisje dhe rekuizite për trajnim funksional), pjesë e pajisur plotësisht për fitnes funksional dhe trajnime për force dhe kondicion (monkey bars, trx  suspension trainer, battle ropes, Bulgarian bags, power bag, slam ball, medicine ball, wall ball, kettlebell, jump box), si dhe simulatori i skijimit  nordik (Concept 2 Ski erg). Para fillimit me stërvitjen, çdo vizitor kryen një ekzaminim fizikal dhe InBody scan  (pasqyrë e detajuar e tërë trupit) me të cilin përcaktohet shkalla e gatishmërisë aktuale të trupit për të filluar procesin e trajnimit dhe mundëson më tej vlerësimin e rezultateve të aktivitetit fizik. Përveç kësaj, çdo klient bën ekzaminim themelor kardiologjik dhe bën analizën laboratorike të gjakut.  Të gjitha trajnimet dhe trajnimet kondicionale kryhen nga trajnerë me përvojë dhe të çertifikuar me mbi 10 vjet përvojë mbas tyre. Qendra gjithashtu disponon me pajisje të posaçme për reformer dhe kadilak piilates, si dhe aerobik kick-fit. Qendra ofron mundësinë si për trajnime individuale ashtu edhe për  trajnime me trajnerin tuaj personal. Trajnimet mund të monitorohen nga fizioterapistët, fiziatrët dhe nutricionistët falë qasjes së integruar që ofron qendra Premium Physical Therapy & Sport.

Qendra për jetë të shëndetshme gjithashtu ofron paketa Healthy living për klientët e saj, të cilat përfshijnë përdorimin e qendrës sportive, banjës me avull dhe saunës ndërsa çmimi përcaktohet në bazë të  periudhës kur klienti do ta vizitojë qendrën, dmth nëse do të jetë në periudhën e pikut nga ora 6 në orën 10 dhe nga ora 16 në orën 22 ose në periudhën nga ora 10 në orën 16. Paketa vjetore Gold me 150 trajnime në qendrën sportive në periudhat e pikut dhe 150 vizita në banjën me avull dhe saunën finlandeze, ekzaminim kardiologjik dhe nutricionistik, analiza laboratorike, InBody skan në nivel mujor dhe me plan mujor të mënyrës së ushqimit kushton 1,200 euro, ndërsa paketa gjashtëmujore me të njëjtat shërbimet- 75 trajnime me të njëjtin numër të vizitave në banjën me avull dhe saunën finlandeze kushton 700 euro. Çmimet e paketës vjetore dhe gjysmëvjetore SILVER, të cilat i referohen stërvitjes jashtë periudhave të pikut, dmth nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 16, janë 800 dhe 450 euro, dhe paketat e tilla nuk përfshijnë teste laboratorike dhe ekzaminim kardiologjik. Çdo vizitor në Premium Sport Center merr një kartëllë VIP Gold ose VIP Silver dhe fiton një sërë përfitimesh shtesë – një zbritje prej 5% deri në 10% gjatë përdorimin e shërbimeve shëndetësore në “Acibadem Sistina”, dhomë njëkrevatëshe për shërbime spitalore, 5-10% zbritje në restorantin SushiCo, deri në 10% zbritje për të gjitha masazhet, kick-fit, trajnime në grupe dhe terapi fizikale në qendër. Si një mundësi për të mbuluar paketën gjashtëmujore ose vjetore në Premium Physical Therapy & Sport Center mund të përdoret kredia Mediplus në Stopanska banka a.d. Bitola, e cila përveç që është e destinuar për kreditim pa interes për të gjitha shërbimet mjekësore në SK “Acibadem Sistina”, mund të përdoret edhe për shërbimet e Premium Physical Therapy & Sport Center. Nëse qëllimi i mjeteve është konkretisht për shërbimet e Premium Physical Therapy & Sport Center, shuma maksimale e kredisë që mund të merret është në vlerë deri në 1.200 euro me 0% interes.

Në drejtim të mbrojtjes së shëndetit dhe për të parandaluar përhapjen e Covid-19, përveç kufizimit të numrit të vizitorëve në 15 persona me distancën e rekomanduar ndërmjet tyre, ventilimit të vazhdueshëm të hapësirave (në çdo 90 minuta) dhe me dezinfektim të të gjithë objektit, të gjithë trajnerët dhe të punësuarit në qendrën vazhdimisht mbajnë maska mbrojtëse. Vizitorët e Premium Physical Therapy & Sport Center pranë “Acibadem Sistina”, sipas rregullores gjithashtu duhet të mbajnë maska mbrojtëse mjekësore. Për të gjithë përdoruesit e shërbimeve që ofrohen nga qendra Premium hapësira e parkimit është falas para hyrjes së qendrës.

Nutricioni më bashkëkohor dhe dietologjia

Në kuadër të qendrës Premium funksionon Departamenti i dietologjisë dhe nutricionit, i cili ofron një qasje të integruar në parandalimin dhe trajtimin e të gjitha kushteve shëndetësore dhe sëmundjeve në të cilat ndryshimet në stilin e jetës dhe ushqimit janë pjesë e terapisë. Kabinetat e dietologjisë janë të pajisura me pajisjet më moderne të diagnostikimit dhe në to mund të bëhen të gjitha analizat dhe matjet e nevojshme antropometrike, biokimike dhe fiziologjike dhe matje për të përcaktuar gjendjen shëndetësore dhe statusin nutritiv. Me ekzaminimin standard dhe rezultatet e marra nga analizat, kryhet korrigjimi i duhur në ushqim, përshtatja e suplementeve (shtojca në ushqim) dhe tregohet nevoja për ndryshimin e stilit të jetës. Në qendrën për jetë të shëndetshme punojnë dietologë të kualifikuar dhe me përvojë të cilët ofrojnë plane individuale, diete për mbipeshë, dietë për atletë, dietë gjatë shtatzënësisë dhe laktacionit, dietë për menopauzë dhe andropauzë, dietë për të moshuarit, ushqim në bazë të intolerancës ndaj glutenit dhe laktozës dhe ushqim në pubertet dhe adoleshencë.