fbpx

ABETARJA E SHËNDETIT- PROJEKTI I RI I SPITALIT “ACIBADEM SISTINA”: NE VAZHDOJMË TË KUJDESEMI PËR NJË SHOQËRI TË SHËNDOSHË

04.03.2020

bukvar na zdravjeto

Me një koncept të ri, përmes videove të shkurtra, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” rrit prezencën e tij në publik, por më e rëndësishmja se shkon një hap përpara në misionin e tij që të jetë në dispozicion të qytetareve, për ta ngritur ndërgjegjen publike për shëndetin. Bëhet fjalë për projektin “Abetarja e shëndetit”, në të cilin përmes 24 videove, çdo me temë të ndryshme, përpunohen sëmundjet më të shpeshta te pacientet. Videot janë të shkurta, të animuara, dhe në një mënyrë të thjeshtë ofrojnë informacione themelore me rëndësi për qytetarët. Gripi, alergjitë, tensioni i lartë i gjakut janë temat fillestare, por gjatë vitit do të përfshihen edhe shumë pyetje tjera.

Koncepti është një risi në afrimin e spitalit deri te qytetarët, duke pasur parasysh se u drejtohet qytetarëve përmes rrjeteve sociale. Komunikacioni në internet është shumë i rëndësishëm, dhe në këtë mënyrë spitali “Acibadem Sistina” dëshmon se është spital i përgjegjshëm për një shoqëri dhe qytetarë të shëndoshë.

Videot janë profesionale dhe të përpunuar me ndihmë të mjekëve specialistë që marrin pjesë në projektin në mënyrë aktive. Në videot për çdo temë flet një prej specialistëve të fushës.

Videoja e pare që është produktuar dhe që është shpallur kishte të bëjë me temë për grip shkaktoi jehonë serioze te publiku.