fbpx

Znj. Sare Davutoglu vizitoi Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’

23.12.2014

Znj. Sare Davutoglu vizitoi Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’

 

Delegacioni i lartë turk, i udhëhequr nga zonja e kryeministrit të turqisë, Znj. Sare Davutoglu, vizizoi sot Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Dhjetë anëtarë të delegacionit të R. Turqisë përmes një vizite rreth spitalit, pati mundësinë të njihet me punën, kushtet dhe mundësitë e qendrave dhe departamenteve dhe qendrave në ‘Acibadem Sistina’.

Znj. Davutoglu, ndau kënaqësinë e saj me menaxhimin dhe funksionimin e Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’. Ajo shtoi se partneriteti me grupimin shëndetësor ACIBADEM, është një shembull i dy vendeve mike, të cilat kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në çdo sferë të jetës shoqërore, duke përfshirë edhe atë shëndetësore. E përshëndeti investimin e ACIBADEM në maqedoni dhe premtoi për zgjerimin e këtij bashkëpunimi.

Me mjekët e departamentit të IVF shpreu admirimin e saj në lidhje me numrin dhe suksesin e cikleve IVF të kryera deri tani. Sipas saj, ky është një numër impresiv, dhe tregues i një pune të suksesshme. Znj. Davutoglu, shtoi se si grua dhe gjinekologe, preferon lindjet spontane kundrejtë lindjeve me prerje cezariane, dhe i mbështet mjekët e ‘Acibadem Sistina’ në përpjekjet e tyre për të zgjedhur lindjet spontane.

Gjatë vizitës, Znj. Davutoglu bisedoi edhe me doktorët e qendrës së onkologjisë dhe radioterapisë, dhe dha mbështetjen e saj për përpjekjet e specialistëve dhe të gjithë menaxhimit në spital , të vazhdojnë të ofrojnë trajtim më të mirë për pacientët të cilët vuajnë nga kanceri. Ndau me ta edhe admirimin në lidhje me teknologjinë që posedon spitali në departamentin e onkologjisë dhe radioterapisë.

Gjatë vizitës, Znj. Davutoglu ishte nën shoqërinë e Dr. Jana Marin, anëtare e bordit të drejtorëve në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ dhe menaxhimit të spitalit, të cilat së bashku ndanë historinë dhe zhvillimin e ‘Acibadem Sistina’ e cila është bërë lider shëndetësor në rajon.

[widgetkit id=27]