fbpx

ULJE NË ÇMIMET DHE KAPACITETE TË ZMADHUARA PËR TESTIM PËR KOVID NË LABORATORIN MË TË MADH PRIVAT TË “ACIBADEM SISTINA”

04.11.2020

NoviCeniCovid SocialMedia ALB

Spitali Klinik “Acibadem Sistin” i cili disponon me laboratorin më të madh privat në Ballkan dhe është i vetmi laborator në të cilin kryhen të gjitha llojet e testeve për Covid- 19 u furnizua me pajisje të re laboratorike për përpunimin e testeve duke i zmadhuar kapacitetet për testim për mbi 1000 teste në ditë dhe mundësoi uljen e çmimeve të testeve.

Në kushte kur numrat e rasteve të reja të infektuara me virusin SARS-CoV-2 po rriten çdo ditë në drejtim të mbrojtjes së shëndetit publik, spitali “Acibadem Sistina” si institucion i përgjegjshëm shëndetësor i cili që nga fillimi i pandemisë është i përshirë dhe kontribuon në parandalimin e përhapjes së virusit u del në ndihmë pacientëve dhe qytetarëve me rritjen e dyfishtë të kapaciteteve për testim, duke zgjatur orarin e punës së punkteve për testim nga ora 8 deri në orën 17 çdo ditë (duke i përfshirë uikendet) dhe me uljen e çmimeve dhe kohën për marrjen e rezultateve. Rezultatet e PCR testeve lëshohen të njëjtën ditë në varësi të kohës së marrjes së mostrës. Nëse pacientit i është marrë mostër në periudhën nga ora 8 deri në orën 10, rezultatet do të jenë gati deri në orën 16, nëse pacienti është testuar në periudhën nga ora 10 deri në orën 12, rezultati i tij do të jetë gati deri në orën 20, ndërsa për pacientët që janë testuar në periudhën nga ora 12 deri në orën 17 rezultatet jepen më së voni deri në mesnatë.

Çmimi i ri i PCR testit për detektimin e virusit SARS-CoV-2 është 2700 denarë, ndërsa spitali ofron edhe pako familjare- nëse testohen më shumë se 3 anëtarë të familjes testi kushton 2500 denarë për person dhe gjithashtu ofron pako për testim në grup për kompanitë- nëse testohen më shumë se 3 persona testi kushton 2500 denarë për person.

Testi serologjik për detektimin e përqendrimit të përgjithshëm të antitrupave IgM dhe IgG në gjak i cili kryhet në analizatorin imunologjik me renome SIEMENS dhe bëhet përmes mostrës së gjakut kushton 1200 denarë. Bëhet fjalë për një test ultra senzitiv me të cilin në mënyrë të qartë përcaktohet statusi i saktë imunologjik i pacientëve. Përcaktimi i përqendrimit të përgjithshëm të imunoglobulinave IgM dhe IgG është shumë i rëndësishëm për përcaktimin e trajtimit të çdo pacienti pozitiv në Covid-19 individualisht.

Spitali ofron edhe një pako në të cilën janë përfshirë të dy testet – PCR testi dhe testi serologjik SIEMENS për detektimin e përqendrimit të përgjithshëm të antitrupave IgM dhe IgG me një çmim nga 3800 denarë. Të dy testet japin pasqyrën e plotë për statusin shëndetësor të pacientit, domethënë nëse është mbartës i virusit ose tregon statusin e tij imunologjik. Në këtë mënyrë lehtësohet monitorimi i pacientit përmes ndjekjes së përqendrimit të antitrupave që më tej përcaktojnë rrjedhën e trajtimit të covidit tek pacienti.

“Acibadem Sistina” para një kohë filloi me kryerjen e multipleks PCR testit me të cilin në të njëjtën kohë detektohet Covid-19 dhe gripi sezonal. Çmimi është 3000 denarë ndërsa testimi kryhet me marrjen e mostrës së hundës dhe fytit.

Për qytetarët që kanë nevojë për rezultate të shpejta në dispozicion është edhe PCR testi urgjent me çmim nga 12.000 denarë. Për pacientët e hospitalizuar ky test kushton 6000 denarë me rezultate për 2 orë.

Me qëllim që pacientët ta marrin trajtimin e sigurt dhe në kohë me mbrojtje maksimale dhe siguri për të punësuarit në gamën e gjerë të testeve për Kovid-19 që i ofron “Acibadem Sistina” shtohet edhe antigen testi i ri dhe i shpejtë për detektimin e Kovid 19 i cili dedikohet  për pacientët që pranohen në Qendrën emergjente ose të cilët kanë nevojë për trajtim të mëtejshëm, ndërhyrje emergjente ose shtrim në spital. Testi kryhet përmes marrjes së mostrës nga hunda, ndërsa rezultatet merren për 15 minuta me çmim nga 1200 denarë.

Për shfrytëzuesit e shërbimeve të tjera shëndetësore që i ofron “Acibadem Sistina” spitali ofron një zbritje shtesë për PCR test për detektimin e koronavirusit me çmim nga 2500 denarë. Pacientët do kenë mundësi ta  shfrytëzojnë vauçeri për zbritje në afat prej një muaji.