fbpx

U realizua aksioni i shtatë për dhurim të gjakut në “Acibadem Sistina”- U dhuruan 40 njësi të gjakut

31.08.2020

Në spitalin “Acibadem Sistina” gjatë periudhës së pandemisë nga koronavirusi edhe një herë personeli mjekësor dhe personeli ndihmës treguan bujarinë e tyre. 40 të punësuar dhuruan gjak gjatë aksionit të shtatë të dhurimit të gjakut.
Edhe gjatë këtij aksioni u respektuan të gjitha masat dhe protokollet për siguri dhe mbrojtje komplete nga virusi SARS-CoV-2. Dhuruesit e gjakut ishin të ndarë në disa grupe me qëllim që të mbahet distance fizike dhe kanë mbajtur mbrojtje personale.

Aksioni i dhurimit të gjakut u organizua nga të punësuarit e “Acibadem Sistina”, Instituti i mjekësisë së transfuzionit në koordinim me organizatën komunale të Kryqit të Kuq- Karposh.

Për shkak të nevojës për gjak në këto kushte të pandemisë nga koronavirusi Spitali Klinik “Acibadem Sistina” njofton për disa aksione të reja deri në fund të vitit. Me aksionin e sotëm për dhurim të gjakut, të punësuarit nga “Acibadem Sistina” këtë vit kanë dhuruar mbi 450 njësi të gjakut.