fbpx

U promovua libri i Prof. Dr. Trajkovskit – Thesar i plotë me simptoma dhe diagnoza për sëmundjet e fëmijëve

21.12.2019

IMG

Në 17 nënkapituj, çdo nënkapitull me titull sipas një simptome udhëheqëse, Prof. Dr. Zoran Trajkovski në librin e tij të ri Radiologjia pediatrike praktike- nga simptoma deri në diagnozë, në mënyrë precize i elaboron simptomat deri në diagnostikimin e sëmundjeve. Libri u promovua dje në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Në kohë kur autorët vendas, mjekët specialistë dhe profesorët shkruajnë më pak, libri i ri i Prof. Dr. Trajkovski si njëri nga radiologët dhe specialistët në radiodiagnostikim më të mirë në vend është me shumë vlerë dhe rëndësi për specializantët, studentët, mjekët…

“Libri është praktik sepse mund ta hapni dhe menjëherë ta shihni atë që ju intereson, ta shihni simptomën kryesore dhe në çfarë mënyrë mund më shpejt të arrini deri në diagnozën. Është pediatrik sepse shumica e temave kanë të bëjnë me patologjinë pediatrike. Në këtë kohë kur në vend shkruhet më pak, prandaj çdo libër të ri është me vlerë. Koncepti i shkrimit është i pazakonshëm, sepse nuk shkrova vetëm për radiologjinë por edhe për radiodiagnostikimin”, thotë Prof.Dr. Zoran Trajkovski.

Libri përmban shembuj, fotografi, shema dhe paraqet një literaturë praktike për njerëzit të cilët janë duke specializuar në radiologji, pediatri, mjekësi familjare, për mjekët e përgjithshëm, për specializimet në kirurgji pediatrike, kirurgji.

Libri u promovua para një numër të madh mysafirësh, para rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Prof.Dr. Nikolla Jankullovski, dekanit të Fakultetit të mjekësisë Znj. Sonja Topuzovska dhe menaxhmentit të spitalit.

Në promovimin folën recensentët e librit, akademiku Nada Pop- Jordanova, autore e më shumë se 400 veprave shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare shkencore dhe profesori i nderuar Prof.Dr.Pero Petrovski.