fbpx

U hap qendra spinale në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”

04.09.2014

U hap qendra spinale në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”

Spitali i klinikës “Acibadem Sistina” e hapi qendrën e parë spinale, ku në një vend do të trajtohen të gjitha sëmundjet e boshtit kurrizor. Qendra është e pajisur me aparaturë dhe instrumente më moderne. Në atë, specialistë traumatologë, neurokirurgë, ortopedë, nefrofiziologë, neuroradiologë dhe ftiziatër me përvojë i kryejnë intervenimet më moderne diagnostifikuese, terapeutike dhe kirurgjike të gjithë patologjisë së boshtit kurrizor.

Qendra spinale është qendra e vetme e këtij lloji në rajon, ku në një vend do të mund të merret diagnozë dhe trajtim komplet i gjithë patologjisë së boshtit kurrizor. Qasja shumë disiplinore e të gjithë specialistëve është e fokusuar drejt gjetjes së trajtimit më efikas për çdo problem me boshtin kurrizor dhe palcën kurrizore. Ekipi është i gatshëm që në çdo kohë, t’u përgjigjet problemeve individuale të pacientit, me qëllim që për një kohë të shkurtër kohore të zvogëlohen dhimbjet e pacientit dhe të kthehet funksioni i boshtit kurrizor. Ajo që e bënë të veçantë qendrën janë specialistët në rajon, të cilët vazhdimisht synojnë drejt gjetjes së teknikave të reja me qëllim që të trajtohen edhe gjendjet më të ndërlikuara të boshtit kurrizor. Qendrën spinale do ta udhëheqë  prof. dr. Jordan Saveski (traumatolog, kirurg). Pjesë të qendrës janë edhe prof. dr. Jovica Ugrinovski (neurokirurg), prof. dr. Kiril Lozançe (neurokirurg), dr. Lulzim Agai (neurokirurg), dr. Milço Demerxhiev (neurolog, neurokirurg), dr. Neda Trajkovska (traumatologe, kirurge), dr. Mihajlo Ivanovski (traumatolog, kirurg), dr. Maja Kaliçanin Markovska (ortopede, kirurge), dr. Dushko Mihajlloski (neuroradiolog) dr. Zoran Dimovski (ftiziatër) dhe dr. Anica Haxhi Petrusheva Jankijeviq (ftiziatër).

Pajisje për intervenime inovative kirurgjike

Qendra spinale është e pajisur me arritjet më të reja lidhur me trajtimin e boshtit kurrizor. Një pjesë nga pajisja është edhe mikroskopi më i ri neurokirurgjik, fjala e fundit e teknologjisë, me të cilin saktë realizohen edhe intervenimet më komplekse. Në kuadër të sallave të operacionit janë edhe instrumentet e sofistikuara për kryerjen e intervenimeve inovative kirurgjike në boshtin kurrizor. Qendra spinale disponon me monitorim infra-operativ dhe neuro-monitorim për realizimin e intervenimeve më delikate me rrezik nga dëmtimet neurokirugjike. Në të njëjtën kohë i kushtohet vëmendje maksimale lëvizshmërisë post-operative të pacientit. Të fokusuar në rehabilitimin e shpejtë pas trajtimit, në këtë qendër funksionon edhe terapia fizikale me ekip prej 12 terapeutikëve dhe pajisje e specializuar, e cila mundëson që pacienti në një periudhë të shkurtër kohore të kthehet në aktivitetet e përditshme.

Ekip mjekësor i trajnuar në mënyrë speciale

Pasiqë trajtimi post-operativ dhe rehabilitimi janë të rëndësishëm për mjekimin e tërësishëm të këtyre pacientëve, krijuam një ekip special të motrave medicinale dhe fizioterapeutëve. Edukimi i tyre me vëmendje të veçantë u orientua drejt trajtimit post-operativ të këtyre të sëmurëve, me qëllim që të pengohen komplikimet pas trajtimit kirurgjik.  

[widgetkit id=9]