fbpx

Trajtimi më moderne me laser i prostatës së zmadhuar

15.09.2015

Trajtimi më moderne me laser i prostatës së zmadhuar

Pacientët me prostatë të zmadhuar kanë mundësi për trajtim të sigurte, efikas dhe të thjeshtë me ndihmën e sistemit revolucionar me laser GREEN LIGHT.

Gjatë trajtimit me rreze të laserit shpejt dhe saktë e mënjanojnë tepricën e indit nga prostata, me çka lirohet kanali kryesor urinar dhe kthehet qarkullimi natyral i urinës. I gjithë trajtimi është i sigurt, efikas dhe i thjeshtë, pa rrezik nga dëmtimi i indeve fqinje dhe enëve të gjakut. Pacienti menjëherë i ndjen rezultatet, si urinim i lehtësuar, për dallim nga trajtimi me procedurat tjera minimale invazive në mjekimin e hiperplazionit bënin të prostatës. Përparësitë e trajtimit me laser në krahasim me intervenimet klasike kirurgjike janë: pa prerje kirurgjike dhe pa gjakderdhje; vetëm 30% të pacientëve pas intervenimit kanë nevojë nga katateri; lirimi i simptomave ditën e njëjtë; pa rrezik nga di funksioni erektal dhe impotenca pas operative. I gjithë intervenimi realizohet në atë mënyrë që mjeku e futë cistoskopin përmes uretrës së prostatës, në afërsi në obstruksionit. Me pulsim të dritës ngrohet indi fqinj dhe avullon. Trajtimi zgjat derisa nuk lirohet kanali kryesor urinar. Në disa raste vendoset kateter i përkohshëm, i cili do ta mundësojë zbrazjen e fshikëzës së urinës. I gjithë intervenimi zgjat rreth një orë. Dy ditë pas intervenimit pacienti dërgohet në mjekim shtëpiak, ndërsa pas tre ditëve u kthehet aktiviteteve të përditshme

Informata më të hollësishme lexoni në Trajtim revolucionar i prostatës së zmadhuar