fbpx

Gjinekologë të “Acibadem Sistina” ligjërues në kursin e katërt të Shkollës për ultrazë “Ian Donald”

28.09.2015

Gjinekologë të “Acibadem Sistina” ligjërues në kursin e katërt të Shkollës për ultrazë “Ian Donald”

Kursi i katërt i Shkollës ndëruniversitare për ultrazë “Ian Donald” i tuboi në një vend gjinekologët-obstetrit eminent botëror, të cilët me ligjërata profesionale i ndanë përvojat më të reja në aplikimin e ultrazërit në gjinekologji, obstetrikë dhe neonatologji. Takimi edukativ treditor përfshiu prezantime, ligjërata dhe panel diskutime të shumta shkencore.

Mes ekspertëve të pranuar botëror, si ligjërues të ftuar në edukimin e mjekëve morën pjesë edhe ekspertët tanë eminent dr. Nikolla Baxhakov, dr. Mitko Ivanovski dhe dr. Pavle Dimçev. Duke i përcjellë përvojat e tyre afatgjate, të pranishmit patën mundësi për edukim të vazhdueshëm, si dhe të jenë në rrjedhë me arritjet më të reja të ultrazërit dhe implementimit të tij në gjinekologji, obstetrikë dhe teknologjitë asistuese riprodhuese.

Shkolla “Ian Donald” është themeluar në vitin 1981 dhe sot ka degë nacionale në më shumë se 60 vende anembanë botës, mes të cilave edhe në Maqedoni. Kryetar i degës në Maqedoni është dr. Gordana Adamova, gjinekolog-obstetër. Misioni i kryesor i shkollës është edukimi i mjekëve të cilët në praktikën e përditshme e përdorin ultrazërin.

[widgetkit id=50]