fbpx

Testi neutralizues IGG SPIKE për përcaktimin e antitrupave Covid-19 me çmim të përgjysmuar në “Acibadem Sistina”

01.06.2021

Test Covid Juni ALB

Në laboratorët diagnostikues të “Acibadem Sistina” testi neutralizues për përcaktimin e imunitetit nga Covid-19 ofrohet me një çmim promovues prej 500 denarë për person. Bëhet fjalë për një test me ndjeshmëri dhe specifikë më të lartë për përcaktimin sasior të përgjigjes imune te pacientët e vaksinuar dhe pacientët që kanë kaluar Covid-19, domethënë për përcaktimin e antitrupave neutralizues IgG Spike (S1 dhe S2 nën-njesi të S “spike”) të proteinës së SARS-CoV-2.

SARS-spike CoV-2 IgG (sCoVG)- antitrupat neutralizuese IgG ndaj SARS-CoV-2 kryhen në analizatorin imunitar plotësisht të automatizuar Siemens Advia Centaur XPT. Testi karakterizohet me specifikë dhe ndjeshmëri të lartë klinike. Përcaktimi i këtij lloji të antitrupave neutralizuese zbulon të dhëna të rëndësishme klinike për përgjigjen imune të pacientëve ndaj virusit SARS CoV-2.

Testi bëhet përmes gjakut, ndërsa rezultatet merren për dy orë.

Testi neutralizues i antirupave IgG Spike (S1 – S2) rekomandohet për të gjithë pacientët që kanë kaluar virusin Covid-19 dhe ata që janë imunizuar kundër virusit më së paku tre javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.