fbpx

Takimi ndërkombëtar për sterilizim: Spitali klinik “Acibadem Sisina” pionier në këtë praktikë

02.04.2019

Të ngritët niveli i sterilizimeve në Maqedoni dhe në rajon ishte qëllimi kryesor në takimin ndërkombëtar që u mbajt në Shkup më 23 mars. Në takimin, në të cilin mori pjesë Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, ishte në temë: Zbatimi i procedurave për sterilizim, ndjekja e tyre dhe kontrolli i sterilizimit”.

Në këtë takim të rëndësishëm, që e organizoi Asociacioni për dezinfektim dhe sterilizim të Maqedonisë (ADSM), si anëtare e Federatës botërore për sterilizimin spitalor, u fol për më shumë tema lidhur me reprocesimit të materialeve të përgatitjes, ndjekjen, validacionin, indikatorët për sterilitet dhe për ndjekjen e materialit të sterilizuar pas braktisjes së sterilizimeve, deri në kthimin mbrapa.

Si përfaqësues i Spitalit klinik “Acibadem Sistina”, ligjëratë profesionale mbajti  Aleksandar Stojkovski, supervizor klinik për cilësi dhe teknik mjekësor për parandalim dhe kontroll të infeksioneve.

Stojkovski prezantoi në temën “Ndjekja e instrumenteve dhe materialeve që rishfrytëzohen” në sesionin e parë të ngjarjes dhe shkaktoi interes i madh si te fqinjët edhe te ligjëruesit nga Maqedonia dhe te mysafirët e pranishme nga Serbia, Bulgaria, Sllovenia dhe Holanda.

Procesi i vetë për ndjekjen e instrumenteve dhe materialeve që rishfrytëzohen është projekt unik dhe pionier i Spitalit klinik “Acibadem Sistina”. Ai detajisht ishte i shpjeguar me prezentacionin që e kanë ndjekur infermierët teknik që punojnë në sallat e operacioneve dhe departamentet për sterilizim, mjekët si dhe përfaqësues të kompanive që punojnë me instrumente, materiale dhe mjete dezinfektuese.