fbpx

NËNTË VITE LIDER SHËNDETËSOR NË RAJONIN

05.04.2019

Spitali klinik “Acibadem Sistina” feston nëntë vite nga ekzistimi i tij. Spitali i parë klinik në Maqedoni, pothuajse në punën njëdekadëshe vendosi standardet e reja në sistemin shëndetësor në shtet, u vendos në pozitën lidere në rajonin, kreu ndërhyrje pionere dhe revolucionare, e etabloi emrin e tij në hartën botërorë të institucioneve të larta shëndetësorë.

“Për të qenë lider nëntë vite,  çdo vit të bëhen hapa vizionarë , të zhvendosen kufijtë e asaj që Spitali Klinik “Acibadem Sistina” bën çdo ditë, sa i përket stafit, teknikës, trajnimit dhe praktikës – kjo nuk është aspak e lehtë. Duhet të shihet më larg, për të qenë këmbëngulës, të durohet, dhe para se të gjithash, duhet ta dëshironi atë që e punoni. Këto atribute janë karakteristika dhe përditshmëri për të gjithë mbi 950 punonjës tanë. Prandaj vazhdimisht jemi në pozitën lidere dhe në vazhdimësi arrijmë suksese!”, thotë Dr. Jana Marin, drejtoreshë e Spitalit “Acibadem Sistina”  dhe anëtare e Bordit të Drejtorëve të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”.

Çfarë kemi bërë gjatë vitit të kaluar? Këto janë vetëm disa nga gurët themeluese që e shënuan periudhën e kaluar të përkushtimit ndaj pacienteve. Implantuam zemrën e parë artificiale në Maqedoni, me çka spitali u bë pjesë në numrin e vogël të institucioneve shëndetësore  ku kryhen këto ndërhyrje zakonisht të rënda; Kemi zbatuar 4k teknologji për ndërhyrje më të sigurta dhe më të suksesshme; Kemi zbatuar diagnostikim dhe trajtim të fëmijëve me sëmundje hematologjike dhe onkologjike; Kemi arritur të operojmë një foshnjë me anomali të rrallë të ezofagut; Kemi hequr tumor i rrallë te një paciente shtatzëne dhe jemi krenar se kemi shpëtuar dy jetë; Kemi kyçur metodën e re Argon plasma coagulation (APC) në trajtimin e tumoreve të mushkërive. Sa i përket numrave, në vitin e fundit në Spitalin Klinik Acibadem Sistina janë kryer 8.700 operacione, ndërsa janë trajtuar 300.000 paciente. Numri i pacientëve spitalor është 15.000, ndërsa në këtë periudhe janë kryer 285.000 shërbime ambulatore. Më në fund, jemi krenar që në spitalin janë lindur  1.415 foshnja, që është numri rekord i foshnjave deri tani.

Atë që mund ta premtojmë është se në të ardhmen së bashku, në mënyrë të përkushtuar do të punojmë me shumë, duke zbatuar teknologji të reja, procedura dhe trendë botërore, me qëllim që shërbimet e larta shëndetësore  t’i sjellim më afër pacientëve tanë.

Gëzuar Ditëlindjen e 9-të !