fbpx

STOLE STOILOV U BË BABA PËR HERË TË PARË, NË “ACIBADEM SISTINA” U LIND BOJANI

21.08.2020

Hendbollisti Stojançe Stoilov dhe bashkëshortja e tij Denica janë bërë prindër. Më 19 gusht në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u lind vogëlushi Bojan, gëzimi i tyre i parë. Për shtatzëninë e Denicës ishte kujdesur Dr. Gordana Petrovska, e cila soli në botë birin e tyre

Denica thotë se shtatzënia për atë ka qenë një eksperiencë të bukur ndërsa procesin e lindjes do ta kujtojë përgjithmonë.

“Shtatzëninë e kalova pa asnjë problem, në mënyrë të rregullt i kam bërë ekzaminimet tek Dr. Petrovska duke ndjekur rekomandimet e saja. Edhe pse jemi në një kohë të pandemisë nga koronavirusi, unë isha e qetë sepse këtu në spital të gjithë mbajnë uniforma mbrojtëse, bëhet kujdes për çdo detal për sigurinë e pacientëve”, thotë Denica.

 

SIS

Edhe pse spitali “Acibadem Sistina” kujdeset për lëndimet sportive të Stoilovit, ai dhe bashkëshortja e tij kanë përzgjedhur spitalin për ndjekjen e shtatzënisë dhe lindjes. Para një muaji ai bëri një ndërhyrje në hundë me sukses, ndërsa para një viti kishte një ndërhyrje në gju pas së cilës ka vizituar departamentin e terapisë fizikale dhe rehabilitimit.

“Me spitalin kam një përvoje të shkëlqyeshme, shumë vite ua kam besuar shëndetin tim profesionisteve që punojnë këtu, prandaj “Acibadem Sistina” është vendi që kemi përzgjedhur me Denicën për çastin më të bukur, për ardhjen e fëmijës sonë në botë. Falënderoj të gjithë ekipin e mjekëve veçanërisht mjeken Dr. Petrovska, e cila u kujdestë për Denicën gjatë shtatzënisë së saj dhe sot na ka bërë prindër të lumtur”, thotë Stoilov.

Gjatë viteve të fundit “Acibadem Sistina” sportisteve profesionale u ofron përkrahje komplete në performancat e tyre sportive. Ekipi mjekësor i spitalit gjithmonë është në dispozicion kur ka nevojë për asistencë të shpejtë, mbështetje dhe ndihmë profesional. Falë ekspertizës dhe teknologjisë së fuqishme në spital të gjitha lëndimet diagnostikohen në kohë, ndërsa reagimi i shpejtë është me rendësi të madhe veçanërisht kur bëhet fjalë për një sportist profesional që dëshironi shpejt ta ktheni në lojë.