fbpx

Më në fund Emilija përqafoi fëmijën e saj: Pas operacionit kardiokirurgjik në “Acibadem Sistina”, Vasilij i cili u lind para kohe shkon në shtëpi

15.08.2020

AS Cadikovski vasilij

Për këtë foshnjë të vogël u lutëm të gjithë, ndërsa dëshirat e nënës për t’i tejkaluar problemet më në fund u plotësuan.  Asgjë nuk është më e madhe dhe më thelbësore se dashuria e nënës Emilija Jovanoska që tanimë së bashku me birin e saj Vasilij lëshuan spitalin. Biri i saj u lind para kohe më 14 maj në javën e 27 të gestacionit me peshë nga një kilogram. Për atë publiku mësoi përmes rrjeteve sociale nga apelet për ndihmë nga nëna e tij Emilija. Vasilij kishte disa probleme shëndetësore mes tyre edhe problemi me kanalin e hapur në zemër me mushkëritë. Megjithatë pas operacionit në “Acibadem Sistina”, pas tre muajsh qëndrimi në spital ai shkon në shtëpi. Vasilij është mirë por udhëtimi nëpër jetën fillon tani. Nëna e tij Emilija nuk mund ta mbajë gëzimin. Falendëron Zotin për dëgjimin e lutjeve, por shumë falënderon mjekët e “Acibadem Sistina” që ishin të shkëlqyeshëm dhe Vasilijit ia kanë dhënë shansin për të pasur një jetë normal. Rrëfimin mori përfundimin e lumtur, operacionin e kreu ekipi kardiokirurgjik në krye me specialistin Dr. Vlladimir Çadikovski, kardiokirurg për fëmijë. Para largimit, Emilija thotë se ndihet shumë mirë. Falënderon mjeken gjinekolog Dr. Irena Shuplinoska Jordanovska, e cila ka bërë lindjen dhe solli në botë Vasilijin që atëherë kishte peshë nga vetëm një kilogram dhe mjeken Dr. Stanka Tançeva Krstevska, specialiste neonatolog – pediatër.

AS Cadikovski vasilij

“Jam tepër e lumtur. Pas tre muajsh qëndrim në spital, shkojmë në shtëpi, na pret një luftë të madhe që tani po fillon. Me këtë intervenim kemi shpresë. Mjekët kanë dhënë maksimumin e tyre dhe jam tepër mirënjohëse. Kjo luftë nuk do të kishte sukses pa personeli i spitalit “Acibadem Sistina”. Për shkak të intervenimit foshnja u transferua në departamentin e kardiokirurgjisë ku mjekët përfunduan punën e tyre në mënyrë të shkëlqyeshme. Dr. Çadikovski është profesionist i madh, gjithmonë në dispozicion, gjithmonë duke shpjeguar tërë situatën, duke bërë shumë për Vasilijin”, thotë Jovanoska.

Vasilij

Kishim rënie por tani po ecim përpara. Emilija falënderon qytetarët që dhuruan me çka u mbuluan harxhimet për trajtimin në kujdesinintensiv neonatal . Intervenimin e mbuloi Fondi i sigurimit shëndetësor.

Kanali i hapur në zemër në drejtim të mushkërive ose duktus arteriozus perzistens zakonisht pas lindjes duhet të mbyllet në mënyrë spontane por në rastin e Vaslijit nuk u ndodh. Duktusi i ka ngarkuar mushkëritë e tij dhe pas ekzaminimeve në “Acibadem Sistina” u konstatua se duhet të bëhet mbyllje kirurgjikale. Dr. Çadikovski thotë se operacioni ka kaluar mirë.

AS Cadikovski vasilij

“Jam i lumtur se pas një lufte të madhe Vasilij shkon në shtëpi. Shpresojmë se do të ketë një jetë cilësore. I urojmë një shëndet të mirë. Të gjitha kontrollet shtesë do të bëhen edhe më tutje në “Acibadem Sistina”. Gëzohem se qasja multidisiplinare në spital funksionon mirë, u përfshinë të gjitha aspektet e mjekimit, falënderoj bashkëpunimin e kolegëve të gjinekologjisë dhe pediatrisë”, thotë Dr. Çadikovski.

Pas lindjes së Vasilijit, Emilija nuk e ka përqafuar fëmijën e saj. Në “Acibadem Sistina” ai mori shansin e ri, prandaj për Emilijen dita e lëshimit të spitalit ishte me rëndësi të madhe.