fbpx

Spitali klinik “Acibadem Sistina” organizoi ekzaminime dermoskopike falas të nishaneve për vitin e tetë radhazi

20.05.2023

Muaji maj është muaji i ndërgjegjësimit të publikut për zbulimin e hershëm të kancerit të lëkurës. Me rastin e muajit të melanomës në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” për pacientët e tij janë organizuar dhe janë realizuar 100 ekzaminime falas të nishaneve. Me zbulimin e hershëm të ndryshimeve të dyshimta në lëkurë në fazën më të hershme të sëmundjes shanset për shërim janë më të larta dhe rriten deri në 100%, thonë dermatologët.

Slika

“Çdo vit marrim pjesë në mënyrë aktive në aksionin ‘Euromelanoma’ duke ofruar ekzaiminime falas për qytetarët në një të shtunë të muajit maj. Ky aksion ka karakter parandalues, por më i rëndësishëm është aspekti simbolik për alarmim për rrezikun e shfaqjes së kancerit më të rrezikshëm të lëkurës- melanoma dhe për zbulimin e hershëm dhe trajtimin. Në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ këto ekzaminime kryhen me teknikën më bashkëkohorë të dermoskopisë digjitale Mole max HD, e cila mundëson skriningun e saktë dhe diagnozën e hershme të karcinomës së lëkurës”. Nëse zbulohet në kohë, shanset për shërim dhe mbijetesë janë më të mëdha”, tha Prof. Dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog,

Slika

Ky aksion tradicionalisht shënohet për vitin e tetë radhazi në Departamentin e dermatovenerologjisë dhe dermatologjisë estetike në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” si pjesë e fushatës ndërkombëtare “Euromelanoma” e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e publikut për kancerin e lëkurës dhe promovimin e praktikës për zbulimin e hershëm.