fbpx

Spitali “Acibadem Sistina” i riakredituar me JCI, një hap deri në përsosmërinë në kujdesin e pacientëve

31.10.2019

Në vitin 2016 “Acibadem Sistina” ishte spitali i parë në vendin që mori akreditimin prestigjioz Joint Commission International (JCI). Këtë vite spitali mori edhe riakreditim, duke konfirmuar edhe një herë se punon sipas standardeve botërore. Vula e artë është dëshmi se pacientët në Spitalin Klinik “Acibadem Sisina” marrin shërbim shëndetësore cilësor, shumë profesionale dhe efikase. Pacientët në spitalin Acibadem Sistina marrin shërbim i sigurt në procesin e tërësishëm të trajtimit duke filluar nga pranimi deri në marrjen e diagnozës, gjatë trajtimit dhe rehabilitimit të mëtejshëm.

Drejtori mjekësor Prof. Dr. Lupço Llekovski, shpjegoi se bëhet fjalë për proces të vazhduar të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve në spital.

AcibademSistinaJCI press r

“Sot kam nderin e veçantë dhe kënaqësi që të njoftoj se Spitali Klinik “Acibadem Sistina” me sukses kaloi nëpër procesin e riakreditimit nga ana e Joint Commission International (JCI), dhe përsëri mori vulën e artë me të cilën garantohet siguri për pacientët dhe të punësuarit. Në periudhën nga 14 deri më 18 tetor komisioni nga JCI ishte në revizion të spitalit tone, që përfundoi me sukses dhe me këtë dëshmuam se jemi spital që punon sipas standardeve të ashpra dhe parimeve të JCI, me të cilat garantohet siguria e pacientëve tanë dhe siguria në zbatimin e mjekësisë dhe procedurave të bazuara në provat mjekësore”, tregoi Prof.Dr. Llekovski.

Përfitimet nga standardet JCI nuk i ndjen vetëm pacienti por edhe të punësuarit në spital. Për personelin mjekësor ata janë siguri më të madhe në punën dhe më pak gabime mjekësore. Standardet JCI, në praktikë, janë një hap deri në një përsosmëri në kujdesin ndaj pacientëve, ndërsa rezultati i fundit është mbrojtje e sigurt shëndetësore.

Joint Commission International është akreditimi spitalor më prestigjioz në botë për shkak të standardeve të rrepta që fokusohen në fushat që drejtpërdrejt ndikojnë mbi kujdesin dhe shërimit të pacientit. Programi për akredititmjn JCI përfshin tërë procesin nga hyrja e pacientit në spital, mbikëqyrjen e shërimit të tij deri në lëshimit të spitalit. Bëhet fjalë për një agjenci joprofitabile, joqeveritare me seli në Çikago, Ilionis (SHBA). Joint Commission International punon me qëllim që ta përmirësojë cilësinë dhe sigurinë në shërbimet mjekësore të organizatave shëndetësore përmes edukimit dhe akredititmit Joint Commission ka akredituar rreth 20.000 organizata shëndetësore në SHBA, duke përfshirë spitale, klinika, dhe institucione të tjera shëndetësore, ndërsa nga viti 1997, Joint Commssion zgjeron misionin nëpër gjithë botën me formimin e Joint Commsion International. Përmes akreditimeve ndërkombëtare, konsultimeve, publikimeve dhe edukimeve, JCI ndihmon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në shumë shtete. Deri tani JCI ka akredituar institucione shëndetësore private dhe shtetërore në më shumë se 100 shtete në mbarë botën.