fbpx

Spitali ”Acibadem Sistina” i deklaruar për ambasador të mirësisë

30.04.2019

Spitali klinik “Acibadem Sistina” u deklarua për ambasador të mirësisë pasi që ishte i kyçur në misionin e përhapjes së mirësisë. Epitetin dhe mirënjohjen janë ndarë nga Inner Wheel Club Skopje, që edhe ky vit mbajti ngjarjen “Bëjmë vepra të mira dhe rritemi së bashku”, ndërsa spitali ynë e ka mbështetur.

Ngjarja me rastin e shënimit të Pay it forward day u mbajti më 14 prill në “Shkollka” në Parkun e Qytetit. Kjo, sipas organizatorit është dita kur duhet të përkujtohemi se brenda çdo njeriu qëndron mirësi. Në ngjarjen u bashkuan më shumë se 70 kompani dhe institucione që u kyçen në misionin e përhapjes së mirësisë. Këto janë ambasadoret e mirësisë, mes tyre është edhe Spitali klinik “Acibadem Sisitna”.

“Nuk jemi të sigurt se sa vepra të mira kemi bërë të gjithë se bashku, ndoshta janë mijëra, por kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishmja është se bashkohemi dhe të gjithë se bashku ta bëjmë botën një vend më të bukur për të jetuar. Treguam se ne jemi ndryshimi që duam ta shohim në botën”, tha organizatori.

“Acibadem Sistina” do të vazhdojë të bëjë vepra të mirë sepse kjo është në thelbin e funksionimit të tij. Mirësia dhe humaniteti janë inspirime të përditshme. Spitali ynë tanimë tre vite merr pjesë në këtë mision humanitar duke siguruar ekzaminime falas për qytetarët.