fbpx

Simpoziumi profesional “Transplantimi i indeve dhe organeve – dilemat dhe sfidat”

07.06.2018

Me 9 qershor duke filluar nga ora 11:00 nën organizimin e Spitalit klinik “Acibadem Sistina” do të mbahet simpoziumi profesional “Transplantimi i indeve dhe organeve – dilemat dhe sfidat”

Në simpoziumin me prezantime profesinale do të marrin pjesë ekspertë të njohur në këtë fushë nga Grupacioni Shëndetësor “ACIBADEM” në Turqi dhe nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” si dhe profesionistë të nivelit të lartë nga Qendra Klinike Universitare “Nënë Tereza”, Shkup.

Simpoziumi është i akredituar nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë dhe pritet që prezantimet profesionale të ndiqen nga më shumë se 100 mjekë nga vendi dhe rajoni.