fbpx

Acibadem Sistina e përgatitur të jetë e ardhmja e transplantimit në Maqedoni

11.06.2018

Transplantimi i indeve dhe organeve – sfidat dhe dilemat është titulluar Simpoziumi Ndërkombëtar, i pari i këtij lloji i mbajtur në Republikën e Maqedonisë. Organizator dhe mikpritës  i kësaj ngjarje ishte Spitali Acibadem Sistina, dhe përveç vendit mikpritës morën pjesë lektorë dhe të mysafirë nga pesë vende të Rajonit.

“Shkëmbimi i përvojave dhe edukimit ishte një nga elementët kryesorë. Me këtë, ne hapim mundësitë për futjen e teknikave dhe teknologjive të reja, të cilat së bashku me njohuritë dhe ekspertizën sipas sitemit të ACIBADEM, do të mund ti sjellim në vendin tonë. Kemi marrë përsipër zidhjen e transplantimeve të cilat nuk janë aplikuar deri tani në vendin tonë. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të rritet niveli i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me institucionet shëndetësore publike. Ndër të tjera, transplantimi është gjithashtu një mundësi e madhe për hapjen e perspektivave të partneritetit publiko-privat në sistemin shëndetësor të Republikës së Maqedonisë” tha Dr. Jana Marin, drejtoresha e spitalit dhe anëtare e bordit drejtues Acibadem Sistina.

Me leksione profesionale, Simpoziumi u ndoq nga profesorë të njohur në fushën e transplantimit të indeve dhe organeve të Grupacionit Shëndetësor ACIBADEM nga Turqia, si dhe nga profesionistë të vendit tonë nga Qendra Klinike Universitare “Nënë Tereza”në Shkup.

“Sipas statistikave, vetëm 30% e pacientëve të cilët kanë nevojë për transplant kanë donatorë të afërt (motër, vëlla). Pra, për këta pacientë zgjidhjet janë – të kenë donator pa lidhje familjare, nga banka kombëtare apo ndërkombëtare e donatorëve ose të mbështeten në teknologjinë e lartë. Mesatarisht, për një pacient ka të paktën 2,5 donatorë për transplantim pa lidhje familjare, gjë e cila është shumë më tepër se 0,3 përqindëshi i transplantimeve me donatorë të afërt. Transplantimet të cilat kryejmë ne në Grupacionin Acibadem kanë në dispozicion teknologji të nivelit të lartë. Këtë teknologji dhe njohuritë tona duam ti transferojmë edhe këtu në Maqedoni, në Acibadem Sistina – tha Prof. Dr. Siret Ratip , nga spitali Acibadem Altunizade, Turqi. Kolegu i tij Prof. Dr. Erxhument Ovali  nga Acibadem LabGen dhe Profesor i Hematologjisë në Universitetin e Acibadem, Turqi, arriti në konkluzionin se koha moderne ka arritur deri në opsionin e terapisë molekulare dhe qelizore, ndërkohë që teknologjia evoluon me shpejtësi. Kolegët maqedonas janë të vetëdijshëm për këtë dhe sëbashku do të përpiqemi që ti zhvillojmë këto ngjarje. Po, do të ofrojmë teknologji dhe njohuri, por do të ofrojmë edhe ndihmën tonë të menjëhershme, asistencën që në të ardhmen të vendosen, të zhvillohen dhe vazhdimisht të përmirësohen teknologjitë e larta të transplantimit në Maqedoni” – thotë ai.

Ekspertët në këtë fushë nga vendi ynë, mbajtën leksionet e tyre në të cilat paraqitën disa nga përvojat në Maqedoni.

“Ky është simpoziumi i parë i përbashkët i ekipeve që kryejnë transplantimin e indeve dhe organeve i cili është mbajtur në Republikën e Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, me pjesëmarrjen e kolegëve nga vendet e tjera, ne ishim në gjendje për të paraqitur përvojat tona, për të nisur një bashkëpunim më intensiv dhe përfshirjen e pacientëve tanë në studimin aktual, kryesisht në fushën e inxhinierisë gjenetike dhe rigjeneruese, terapisë qelizore. Maqedonia disa dekada më parë ishte lider në rajon në aspektin e transplantimit kadaverik. Për fat të keq, sot jemi ende duke u përpjekur të kthehemi në rrugët e vjetra dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë transplantim të shumë organeve dhe të bëhemi pjesëtarë të Euro-transplantit” – thotë Prof. Dr. Borçe Georgievski, nga Klinika Universitare e Hematologjisë.

Leksionet në Simpoziumin e akredituar nga Oda e Mjekëve u ndoqën nga mjekë nga Maqedonia, Turqia, Serbia, Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova.