fbpx

Shoqata e patologëve ka mbajtur një takim profesional në “Acibadem Sistina”

25.12.2023

Shoqata e patologëve ka mbajtur takimin profesional në temë: Patologjia e tumoreve të veshkave” në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Mbi 50 patologë nga vendi morën pjesë në këtë takim në të cilin u ndanë njohuritë më të fundit në fushën e patologjisë së veshkave.

Dr. Vanja Filipovski nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” ishte ligjërues dhe para publikut profesional prezantoi klasifikimin e ri të tumoreve të veshkave, ndërsa diskutoi edhe për vështirësitë në klasifikimin e tumoreve onkocite të veshës. Ligjërues tjetër ishin: Doc. Dr. Bllagica Krsteska dhe Doc. Dr. Selim Komina nga Instituti i Patologjisë.

Patëm nderin të jemi nikoqir edukativ i këtij takimi edukativ ku u ndanë përvojat më të reja në fushën e patologjisë së veshkave.