fbpx

SHMRGJ: “Acibadem Sistina” është shembull se si kanceri i gjirit duhet të diagnostikohet dhe trajtohet

10.04.2019

Shoqata e Maqedonisë për radiologji të gjirit së bashku me Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u mbajtën takim profesional në temë “Kanceri i gjirit- deri ku jemi”. U debatua për metodologjinë gjatë diagnostikimit të kancerit të gjirit, por edhe për mënyrën se si trajtohet. Në takimin morën pjesë më shumë se 50 radiologë dhe specializantë në radiologji, kirurgë torakal dhe patologë.

U mbajtën ligjërata të rëndësishme edukative ku kanë folur specialistë të lartë nga fusha. Në pjesën e dytë u diskutua për sfidat kyçe në radiologjinë e gjirit nga më shumë aspekte.

Një nga përfundimet kryesore që u miratuan kanë të bëjnë me nevojën nga ndryshimi i strukturës, organizimit dhe unifikimit të raportit radiologjik të ekzaminimit të gjirit, pastaj nevoja nga përcaktimi i qendrave të gjirit me një radiolog për gji, patolog, kirurg torkal për kujdes më të mirë shëndetësor të grave, por edhe nevoja për kontrollimin e institucioneve dhe mjekëve që nuk janë radiologë, ndërsa bëjnë ekzaminimet e gjirit.

“Për mundësimin e kujdesit më të mirë të grave, të bëhet propozim deri në Ministrinë e Shëndetësisë të përcaktohen qendra për gjirin, me një radiolog për gjinj, patolog, kirurg torakal dhe onkolog. Me këtë do të mundësohet diagnoza e përshtatshme, dhe trajtim në një afat të arsyeshëm kohor. Nga ana e institucionit t’i mundësohet radiologut të punojë në kushte të përshtatshme me kabinete për mamografi, ultrazë dhe biopsi të gjirit”, qëndron në përfundimet pas takimit.

Gjithashtu, në takimin është marrë përfundimin se Fondi i Sigurimit shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojnë radiologut të krijojë referime me çka do të bëhen ekzaminimet e nevojshme diagnostike dhe biopsi në të njëjtën ditë dhe do të shkurtohet koha në pritjen e referimeve dhe kontrolleve për gratë me gjetje pozitive, me çka do të ulet ngarkimi i mjekut të përgjithshëm dhe do të ulen harxhimet e pacientit.

Radiologët kanë marrë përfundim se radiologjia e gjirit duhet të punohet me përdorimin e klasifikimit BI-RADS në raportet dhe se duhet të përdoret metoda diagnostike rezonanca magnetike e gjirit në përputhje me protokollet dhe rekomandimet e radiologut.

“Për shkak të raporteve të papërshtatshme dhe ekzaminime të gjirit në institucione të ndryshme nga ana e profileve të ndryshme të mjekëve që nuk janë radiologë, të përcaktohet një komision për kontrollim të institucioneve dhe mjekëve që kryejnë ekzaminimet e gjirit, dmth. cilët specialistë dhe a posedojnë edukimin e nevojshëm, a janë të akredituar për të vepruar, dhe shërbime përkatëse inspektuese për të kryer kontrollet”, morën përfundim radiologët.

Kërkuan që të bëhet evidentim për numrin e karcinomeve të gjirit në nivel vjetor, për moshën e personave të sëmurë nga kanceri i gjirit dhe të dhëna të tjera statistikore nga ana e Institutit të Shëndetit publik dhe Institutit të epidemiologjisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat për nevojat e SHMRGJ do të mundësojnë qasjen deri në informacionet që janë me karakter publik.