fbpx

SHËNDETI JUAJ ËSHTË NË DUART E SIGURTA- KONSULTA FALAS DHE ÇMIME TË ULURA PËR PACIENTËT ONKOLOGJIKE

17.02.2022

Sipas hulumtimeve, gjatë jetës një në çdo pesë meshkuj dhe një në çdo gjashtë femra do të preket nga karcinoma.  Sipas shkallës së vdekshmërisë sëmundjet malinje pozicionohen lart në vendin e dytë menjëherë pas sëmundjeve kardiovaskulare. Numrat janë shqetësuese, por onkologët inkurajojnë se sot kemi mundësi për përdorimin e metodave bashkëkohore diagnostikuese për zbulimin e hershëm dhe mënyrat bashkëkohore për trajtimin e sëmundjeve malinje. Në muajin e përkushtuar ndaj luftës për ngritjen e vetëdijes për ekzaminimet e rregullta me qëllim për të parandaluar shfaqjen e karcinomës dhe me rastin e ditës botërore të luftës kundër kancerit (4 shkurt) Spitali Klinik “Acibadem Sistina” filloi fushatën nën sloganin “Shëndeti juaj është në duart e sigurta”. Gjatë kësaj fushate që do të zhvillohet në tre muajt e ardhshëm,  të gjithë pacientët që kanë nevojë për onkolog do të marrin konsulta falas në një periudhë kohore prej 1 muaj, 20% ulje në çmimet për terapi me rrezatim dhe kimioterapi në një periudhë kohore prej 3 muaj, ndërsa të gjithë pacientët e operuar në spitalin tonë do të fitojnë një kupon për trajtim në Qendrën e onkologjisë dhe radioterapisë.

x
x

 “Me këtë aktivitet dëshirojmë që pacientët me sëmundje malinje të marrin këshilla profesionale dhe informacione rreth mundësive për trajtim”, tha Dr. Deva Petrova, onkologe në “Acibadem Sistina”

Qendra e onkologjisë dhe radioterapisë në “Acibadem Sistina” e cila funksionon nga viti 2013 ofron trajtimin e sëmundjeve malinje sipas standardeve botëror, kuadrove profesionale dhe teknologjisë bashkëkohore. Në një vend pacientët pa pritje mund të marrin shërbim komplet duke filluar me programin e ekzaminimeve parandaluese, diagnozë me teknologji më bashkëkohore dhe trajtim sipas protokolleve të miratuara botërore.

QASJE MULTIDISIPLINARE

Në Qendrën e onkologjisë dhe radioterapisë trajtimi i pacientëve me sëmundje malinje planifikohet në një mënyrë multidisiplinare me funksionim të konuziliumit onkologjik të mjekëve specialistë të fushave të ndryshme. Trajtimi onkologjik që zbatohet në Qendrën e onkologjisë dhe radioterapisë nga ana ekipit tonë profesional nënkupton adaptimin e barnave në mënyrë intravenoze ose orale. Këtu bëjnë pjesë: kimioterapia, terapia hormonale, imunoterapia dhe trajtimi biologjik.

RADIOTERAPIA

Në Qendrën tonë të onkologjisë ka mundësi për zbatimin e terapisë me rrezatim duke përdorur teknikat më bashkëkohore të planifikimit me ndihmën e akceleratorin Trilogy, një akcelerator linear për terapi rrezatuese precize të tumoreve me një volumen të vogël dhe në të njëjtën kohë mundëson mbrojtjen e indit të shëndoshë përreth. Gjatë trajtimit TRILOGY mund ta ndryshojë pozitën dhe ta rrezatojë tumorin nga disa kënde. Me ndryshimin e këndit, rrezatimi tërësisht mbulon pjesën që rrezatohet duke mbrojtur indin e shëndoshë. 

RISI NË TRAJTIMIN E PACIENTËVE ONKOLOGJIKE

Testet multi-gjenetike bëhen realitet për pacientët me sëmundje malinje, në spitalin tonë këto teste janë të disponueshme dhe na ndihmojnë në individualizimin e trajtimit të pacientëve me sëmundje malinje.