DASHURI, KUJDES DHE PËRKUSHTIM- “MALLA BOGORODICA – SISTINA” SHËNON 21 VJETORIN SI LIDER NË KUJDESIN PËR SHËNDETIN REPRODUKTIV
“Sistina” si një markë e njohur sot shënon 21 vjetorin e fillimit me punë duke ofruar kujdes të lartë, kushte më bashkëkohore duke zbatuar trendet më të reja botërore në mjekësi. Nga fillimet e tij “Malla Bogorodica- Sistina” dha dimensionin e ri në kujdesin për shëndetin reproduktiv të gruas dhe gjeneratave të reja dhe u bë lider jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon.
19.500 foshnja janë dëshmi për besimin dhe suksesin e “Sistina”
Me kalimin e viteve u rrit besimi tek pacientet, ndërsa marka “Sistina” u bë sinonim për dashuri, kujdes dhe përkushtim. Në vitin 2011 Spitali special për gjinekologji dhe obstetrikë “Malla Bogodorica” u shndërrua në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” me një investim serioz në sektorin shëndetësor me çka u mundësuan kushtet për krijimin e qendrës më bashkëkohore për gjinekologji dhe obstetrikë me riprodhim të asistuar.
Sot “Acibadem Sistina” është materniteti më i madh privat ku në vit linden më shumë se 1500 foshnja. Përveç zhvillimit në fushën e obstetrikës, këtu vendosen diagnozat, trajtohen sëmundjet gjinekologjike dhe gjendjet e ndryshme, ndërsa gjatë këtyre viteve janë kryer më shumë se 42.000 intervenime gjinekologjike.
Investimi në kuadrin profesional mundësoi që “Acibadem Sistina” të bëhet qendra më profesionale për kontrollimin e shtatzënisë së rrezikshme me çka shkalla e foshnjave të lindura para kohe është ulur në mënyrë të konsiderueshme. Me hapjen e Njësisë së Kujdesit intensiv neonatal u mundësua trajtimi i pacientëve të vegjël në gjendje kritike dhe foshnjave të lindura para kohe. Me hapjen e spitalit të ri pediatrik, i cili përmban të gjitha elementet u kompletua trajtimi i sëmundjeve tek fëmijët.
“Malla Bogorodica – Sistina” pionier në fekondimin in vitro
Një vit pas hapjes së spitalit, në vitin 2002 arritëm suksesin historik në fekondimin in vitro në vendin tonë. Më 19 qershor 2002 u lind foshnja e parë nga epruveta në Maqedoni. Duke zbatuar teknikat më bashkëkohore në fushën e riprodhimit të asistuar, ekipi i “Malla Bogorodica- Sistina” pati sukses që ta realizojë ëndrrën e mijëra familjeve. Qendra e specializuar për riprodhim të asistuar e cila sot mban emrin “Malla Bogorodica” përbëhet nga profesionistë me përvojë shumëvjeçare në fushën e riprodhimit të asistuar dhe shënon cikle të realizuara me një përqindje më të lartë të suksesit në vendin tonë dhe rajon.
Pako speciale për lindje dhe shumë përfitime për nënën dhe beben
Me qëllim për të ofruar një qasje unike në kujdesin e grave shtatzëna dhe foshnjave spitali krijoi pako speciale për lindje dhe krijoi konceptin special “Acibadem Sistina Baby” me disa përfitime dhe përparësi duke bërë që gratë shtatzëna të ndihen të sigurta dhe në mënyrë të veçantë. Koncepti përshin edukim për një shtatzëni të shëndetshme, joga ushtrime falas, masazh mjekësor, skrinigje falas për foshnjat, prodhime dhe udhëzues për kujdesin e porsalindurve, edukim për gjidhënie si dhe shumë dhurata dhe surpriza.
Sot, përveç historisë së suksesshme në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës “Acibadem Sistina” është spitali më i madh dhe më modern në vendin tonë dhe rajon, partner i grupacionit shëndetësor “Acibadem” dhe pjesë e zinxhirit të dytë më të madh të spitaleve në botë, grupacionit malajzez IHH.